“PS në Kuvend para 6 marsit”
Ambasadori spanjoll në Tiranë, Manuel Montobio, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, i kërkon opozitës të zërë vendet e saj në Parlament para afatit kushtetues, atë të 6 marsit. “Ka një afat kushtetues më 6 mars, për shkak të 6 muajve që duhen për të marrë vendin në Parlament nga deputetet, në këtë rast të opozitës. Ajo që ka thënë BE-ja në çdo kohë, ka qenë që vendi i të gjithë parlamentarëve është në Parlament”, - është shprehur Montobio. Këtë deklaratë Ambasadori spanjoll e bëri në një interviste për televizionin ‘News 24’.