E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën Ujësjellësin, kapen duke ndarë paratë

• TIRANE – Grabiten tre milionë lekë në arkën e degës së Ujësjellësit të Tiranës, policia arrestoi autorët duke ndarë fitimin.

Marius Seriani, Gentian Kalaj dhe Fatjon Brasku janë ndaluar nga policia me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Një orë pas grabitjes së realizuar në afërsi të Medresesë, në rrugën e Dibrës, patrullat e Komisariatit nr.1, kanë bllokuar tre persona në afërsi të maternitetit të ri, ndërsa po numëronin paratë që do t’i ndanin më pas në tri pjesë. Tre të arrestuarit sipas burimeve të policisë, akuzohen për vjedhje me thyerje të pronës publike, në bashkëpunim. Gjithashtu hetuesit dyshojnë se, tre personat e arrestuar dy net më parë mund të jenë përgjegjës edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Tiranë, në periudha të ndryshme kohore. Patrullat e Komisariatit nr.1, kanë bllokuar të rinjtë e dyshuar dhe menjëherë i kanë shoqëruar ata në komisariat, bashkë me një automjet, me të cilin ata kishin lëvizur pas ngjarjes.                  d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›