Grabitën filialin e NBG-së, arrestohen 3 autorët
Pesë ditë pas grabitjes me maska në filialin e NBG-së në kilometrin e 8-të të autostradës Tiranë-Durrës, prangosen tre autorët. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë të cilët kanë thënë se hetimet dhe të dhënat e policisë kanë çuar në identifikimin e tre autorëve të cilët tashmë ndodhen nën prangat e uniformave blu. Sipas burimeve zyrtare policore, tre personat e arrestuar pas kërkimeve dhe hetimeve të shumta të policisë janë Edmir Shehu, Fatjon Karanxha dhe Luan Kuçi, me origjinë nga Peshkopia dhe banues në Tiranë. Këta persona, shtojnë burimet, grabitën në sportelin e bankës 1.5 milion lekë të vjetra. Kamerat e sigurisë, dëshmitë e punonjësve, disa gjurmë gishtash të lëna në ambientet e bankës, si dhe metodat speciale të policisë çuan në arrestimin e tre autorëve të dyshuar për grabitjen me maska të bankës kombëtare greke. Filiali i bankës pranë autostradës Tiranë-Durrës u bë ditën e premte nga tre persona me maska dhe të armatosur. Sipas policisë, ata kanë mundur të marrin vetëm 1.5 milionë lekë të vjetra të gjetura në sportel dhe kanë “nxituar” të ikin, për të mos rrezikuar më tej. Sipas dëshmive të marra, grabitësit kanë neutralizuar rojën dhe kanë hyrë brenda bankës. Më pas nën kërcënimin e armës, ata kanë detyruar arkëtaren të zbrazë arkën. Me paratë e futura në një qese plastmasi, autorët janë larguar, ndërsa mendohet se jashtë i priste ndonjë automjet që ka kryer lëvizjen e shpejtë të tyre. Policia e sinjalizuar nga butoni i alarmit të bankës është vënë menjëherë në lëvizje, por duket se grabitësit kishin llogaritur kohën që u duhej uniformave blu për të arritur në vendngjarje dhe kanë mundur të largohen.
U arrestuan
Edmir Shehu
Fatjon Karanxha
Luan Kuçi
Detaj
1.5 milionë lekë të vjetra ishte shuma e grabitur në sportelet e bankës
U arrestuan
Edmir Shehu
Fatjon Karanxha
Luan Kuçi
Detaj
1.5 milionë lekë të vjetra ishte shuma e grabitur në sportelet e bankës