Tiranë; Dy 14-vjeçarë të vdekur në 12 orë, njëri u vetëvar
Një 14-vjeçare është gjetur pasditen e djeshme e vetëvarur në bodrumin e një pallati në rrugën “Karl Gega” të Tiranës. Sipas policisë, viktima me inicialet A. K. është nga Tirana. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me synim sqarimin tërësisht të motiveve që kanë shtyrë 14-vjeçaren të ndërmerrte këtë akt fatal. Një tjetër adoleshent banues në Nish Tulla të Tiranës ka gjetur vdekjen dy net më parë, rreth orës 2:00. 14-vjeçari me inicialet A. Xh. ka qenë duke lidhur korentin në një pompë uji pranë banesës së tij kur aksidentalisht ka prekur korentin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Djaloshi ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës.