E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër; Pranga 31-vjeçarit, keqtrajtonte nënën e tij

Ishte denoncuar disa herë nga e ëma, por gjithmonë i ishte shmangur policisë, madje ka kundërshtuar me dhunë edhe efektivët. Policia e Gjirokastrës, pas kërkimeve ka mundur të shoqërojë në mjediset e saj një 31-vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Mashkullorë të rrethit Gjirokastër. “Shtetasi Elidjan Murtaj, i datëlindjes 1977 u arrestua për akuzën e keqtrajtimit”, - thanë burimet e policisë. Sipas tyre, ai është shoqëruar në mjediset e komisariatit të Policisë Gjirokastër për një konflikt familjar. “Ai keqtrajtonte nënën e vet, e cila disa herë kishte bërë denoncime për të, ndërkohë që ai nuk paraqitej në bazë të fletëthirrjes së bërë nga ana e policisë”, - thanë burimet policore. Gjatë marrjes në pyetje nga ana e inspektorit të policisë së zonës, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë inspektorin e policisë së zonës dhe e ka kërcënuar për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Kundërshtimit me dhunë të punonjësve të Policisë” dhe të “Kanosjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 dhe 238 të Kodit Penal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›