E Diel, 1 Nëntor 2026

Rice përgëzon Malin e Zi për njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Millan Roçen ka marrë një letër nga sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleeza Rice, e cila ka përgëzuar qeverinë e këtij vendi për njohjen e Kosovës.

Në këtë letër, të cilën Roçenit ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Podgoricë, Roderick Moore, Rice lavdëron vizionin dhe përkushtimin e qeverisë së Malit të Zi ndaj rajonit, si pjesë të Evropës së bashkuar, që mbështetet në liri dhe paqe, drejt një të ardhme prosperuese.

Duke e përgëzuar Malin e Zi për këtë vendim, Rice ka shprehur bindjen e saj se ky shtet do të jetë shembull edhe për shtetet të tjera. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›