E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet duan zgjidhje dhe jo tu vish rrotull e tu bësh karshillëk

Përballë këtij realiteti të pakëndshëm të varfërisë, korrupsionit dhe mohimit të lëvizjes së lirë të shoqërisë shqiptare, më duhet të nënvizoj dhe të theksoj forcërisht se, përgjithësisht, politika dhe sidomos qeverisja, për fat të keq, nuk tregojnë kurrfarë ndjeshmërie.

Përkundrazi ato heshtin, bëjnë të paditurin, justifikohen padrejtësisht me të gjitha mënyrat, injorojnë dhe shpërfillin kritikat, nuk demonstrojnë seriozitet, impenjim për ndërhyrje të menjëherëshme dhe sa më efektive.

Nga këndvështrimi i gazetarëve profesionistë, intelektualëve dhe qytetarëve të thjeshtë gjykohet se, mendja, përgjithesisht angazhohet, punon, impenjohet dhe lufton me reflekse të shpejta për të pasqyruar me transparencë realitetin që na rrethon. Pra, media si një instrument dhe pushtet, mua si qytetar, më duket se është përherë vigjilente.

Por, nëse media paragjykohet dhe nuk dëgjohet nga politika dhe mazhoranca apo edhe gjyqësori, atëherë i biem kavallit kot dhe rrahim ujë në hava, pasi problemet dhe shqetësimet, janë apelime pikërisht për pushtetarët dhe politikanët që këta t’i zgjidhin dhe jo t’u vijnë rrotull e t’u bëjnë karshillëk atyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›