E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten në shtëpi 3 milionë lekë

 

DELVINE - Një shumë e madhe parash u grabit në shtëpinë e një të moshuare në Finiq të Delvinës. Mëngjesin e djeshëm, Llambrini Spiro, e cila kthehej nga Greqia, ka parë portën e jashtme të shqyer dhe disa kazanë të hedhur në oborr. Frika e ndonjë bastisjeje të mundshme e ka shtyrë atë për të kontrolluar më tej në banesë. Menjëherë ka kërkuar në vendin ku kishte lënë paratë, por nuk ka gjetur asgjë brenda. Sipas gruas, ajo mbante në ruajtje 18 mijë euro dhe 1 milion lekë, të cilat do i shfrytëzonte për rikonstruksionin e shtëpisë. Të gjitha paratë ishin siguruar nga puna në emigracion e fëmijëve të saj. Policia e qytetit ka shkuar në banesë, duke marrë dëshminë e Spiros dhe mbledhur prova që pritet të çojnë në identifikimin e autorit. Në komisariat është shoqëruar një i afërm i saj, por nga krahasimi i gjurmëve nuk rezultonte i implikuar.          sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›