E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen dy trafikantë klandestinësh

 

GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës prangosi dje dy persona për trafik klandestinësh. Të arrestuarit janë Fatmir Fejzaj, 25 vjeç nga Mallakastra dhe Gazmend Subashi, 27 vjeç nga Berati. I riu nga Mallakastra është kapur mbrëmjen e së enjtes nga policia në fshatin Glinë në zonën juglindore të Gjirokastrës me katër shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se do të kaloheshin ilegalisht drejt Greqisë. Ata deklaruan se, do të kalonin në Greqi kundrat 600 eurove. Ndërkohë, policia bëri të ditur se arrestimi i Gazmend Subashit është bërë mëngjesin e djeshëm pasi tre ditë më parë kishte kaluar drejt Greqisë tre vetë. Ai së bashku me tre personat e tjerë, që i ndihmoi të kalonin kufirin u depërtuan nga ana e Policisë Kufitare greke. Edhe Subashi mësohet të jetë paguar 600 euro nga çdo person për t'i kaluar kufirin.                          p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›