Grabitësi godet filialin e bankës në autostradë
Një person i armatosur ka grabitur një filial të bankës NBG që ndodhet në autostradë. Burime policore thanë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14.00. Po sipas uniformave blu, një person, ende i paidentifikuar, ka hyrë në filialin e bankës dhe nën kërcënimin e armës ka detyruar punonjësen e policisë që t’i japë shumën e parave prej 50 mijë lekësh. Hetuesit thanë se grabitësi mbante në kokë një kapele, gjë që e vështirësonte identifikimin e tij nga punonjësit e bankës.
Menjëherë sapo ka grabitur bankën, personi është larguar në drejtim të paditur, ndërsa forca të shumta policie shkuan menjëherë në vendngjarje, ku nisën edhe hetimet paraprake.
Fillimisht është marrë në pyetje sportelistja e bankës, e më pas punonjësit e tjerë, të cilët kanë dhënë detaje të pamjes fizike të grabitësit, të cilat mendohet se janë të vlefshme për hetimin e ngjarjes. Policia ka shpallur në kërkim grabitësin e paidentifikuar, ndërsa pritet të marrë në sekuestrim dhe materialet filmike, për të identifikuar autorin e kësaj grabitje.