Grabitësi i Paskuqanit, një vit i arrestuar pa filluar gjykimi
15/05/2005 Shkaku është mosparaqitja e dëshmitarëve në nëntë seanca
TIRANË – Dragut Skana, akuzuar tashmë për veprën penale të vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër, fillimisht mori masën e arrestit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kalimi i disa veprave penale në Shkallën e Parë të gjyqësorit, bëri që edhe Skana të mos gjykohej nga Krimet e Rënda. Është arrestuar në fillim të shtatorit 2004 dhe deri tani ndaj tij nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore. Dosja ndodhet në zyrën e gjyqtarit Arben Micko. Seanca e parë gjyqësore është shënuar në datën 26 janar 2005. Pikërisht në këtë datë, gjykata bëri gati fletthirrjet për ardhjen e dëshmitarëve. Por me sa duket, kjo pikë është edhe gangrena e gjyqësorit. Deri tani janë hapur dhe mbyllur nëntë seanca gjyqësore, duke shënuar në procesverbal mungesën e dëshmitarëve të akuzës. Koha kalon dhe gjykata mjaftohet vetëm me hapjen e procesit, thirrjen e palëve dhe shënimet në procesverbal. Vetëm në seancën e datës 28 prill 2005, gjyqtari vendosi të lajmërojë Komisariatin numër 3 për të shoqëruar me forcë dëshmitarët. Por përsëri asgjë. Edhe policia nuk e ka bërë punën e saj. Kështu, gjykatës iu desh që në datën 5 maj të ripërsërisë kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve në proces. Kjo histori vazhdon. Nuk është rasti i vetëm. Por duket që është më tipiku. Gjykata tani e ka bërë të udhës që një seancë gjyqësore ta shtyjë sa herë t'i duket e arsyeshme. Në procesverbal shënon shkaqe nga më të ndryshmet. Sa më shumë shtyhen seancat për faj të akuzës apo mungesës së dëshmitarëve, aq më shumë i shtohen shanset të pandehurve për të lënë qelitë para kohe. Rasti i Dragut Skanës lidhet me ardhjen e një dëshmitari, që është edhe kushëriri i tij. Bëhet fjalë për shtetasin e dëmtuar Avdi Skana. Sipas akuzës, Avdi Skana, natën e 1 shtatorit të vitit të kaluar, u godit me sende të forta në banesën e tij nga persona të armatosur. Pas ngjarjes, i dëmtuari arriti të kapë prej mesi një nga të maskuarit dhe në polici ka dëshmuar se nga zëri i është dukur si kushëriri i tij, Dragut Skana. Megjithatë, kjo provë fillimisht nuk ishte bindëse për gjykatën, e cila e la në burg Skanën në pritje të kryerjes së aktit të ekspertizës për gjurmët e gishtave të gjetura në vendngjarje. Skana, sipas akuzës, njihet si kontigjent krimi në Tiranë dhe për këtë arsye masa e tij ishte e rëndë dhe nuk u la ajo me afat e kërkuar nga avokati.