Grabitësit ekzekutojnë për tetëmijë euro një kambist
Ekzekutohet një kambist nga dy grabitës, të cilët e kanë ndjekur deri në shtëpi. Babai i katër fëmijëve është vrarë sapo ka qenë duke hyrë në pallatin ku jetonte prej disa vitesh, teksa po kthehej nga puna. Astrit Cubaj, 40 vjeç, kishte blerë bukë për familjen në një dyqan nga ana e përparme e pallatit, e sapo ka dalë prej aty, është përballur me dy djem të rinj, të cilët i kanë nxjerrë një pistoletë, e i kanë kërkuar çantën me paratë e punës. Ai nuk u ka besuar syve dhe ka dashur të frikësojë adoleshentët me pistoletë në duar, por kjo ka qenë fatale, pasi ata e kanë shkrepur tri herë, duke i sjellë plagë të rënda, që më pas i kanë shkaktuar vdekjen rrugës për në spital. Policia e Tiranës, e mbërritur në vendngjarje, ka mundur të mbledhë shumë dëshmi, por jo të identifikojë autorët. Për këtë arsye, ajo ka ofruar 20 mijë euro për informatorin që mund të çojë në identifikimin e autorëve.
Sipas policisë kryeqytetase, Astrit Cubaj, 40 vjeç, babi i katër fëmijëve, pasi ka mbaruar punën, rreth orës 14:30, ka qenë duke u kthyer për në banesën e tij, në katin e dhjetë të një pallati në lagjen Komuna e Parisit, në rrugën "Medar Shtylla". Sapo ka parkuar makinën tip "Mercedes Benz", ngjyrë të bardhë, me targa TR 0474 M, është futur në një pikë shumice poshtë pallatit të tij, ku ka marrë disa ushqime dhe një bukë. Më pas është drejtuar për në banesë. Dy persona të armatosur, të cilët mendohet se e kanë ndjekur nga pas, i kanë prerë rrugën, duke e kërcënuar me armë, për shumën e lekëve që kishte me vete. Ata i kanë kërkuar një çantë, që sipas dëshmitarëve e mbante përherë me vete. Në këto momente, ai nuk ka pranuar dhe ka kërkuar ta lënë të qetë, por autorët, kanë qëlluar mbi të disa herë me një pistoletë tip "TT", e tre plumba e kanë zënë në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, i kanë marrë paratë, e janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke përfituar nga fakti që kishte disa rrugica për të dalë në rrugën kryesore. Kanë qenë banorë të pallatit shumëkatësh, si dhe kalimtarë, të cilët e kanë marrë viktimën në gjendje të rëndë dhe më pas janë drejtuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Rrugës u është bashkuar edhe policia që i ka shoqëruar. Por, mësohet se gjatë rrugës, Cubaj ka gjetur vdekjen. Ai nuk ka mundur të mbijetojë e të tregojë se çfarë kishte ndodhur e kush kishte qëlluar mbi të. Burime nga policia bënë të ditur se viktima ka marrë tre plumba, dy në këmbë dhe një në kraharor. Po ashtu mësohet se autorët kanë qëlluar edhe në ajër, ku njëri prej plumbave ka prekur xhamin e pasmë të një automjeti të parkuar në cep të pallatit, ku jetonte viktima.
Menjëherë pas krimit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë së Komisariatit Nr. 2, shefi i seksionit të luftës ndaj jetës dhe shëndetit, inspektorë të po këtij seksioni, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, drejtori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Tiranës, Nikolin Bala, si dhe një grup pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ata kanë marrë në dorë hetimin, duke formuar një grup pune të posaçëm, ku fillimisht kanë bërë shpërndarjen e efektivëve në të gjithë zonën. Nga dëshmitarët e parë është mësuar se autorët mund të ishin dy të mitur, kështu që kërkimi është përqendruar në këtë pistë. Madje, një gjë të tillë e ka vërtetuar më vonë zyrtarisht edhe policia e kryeqytetit. Në një njoftim për shtyp u bë e ditur se autorët e kësaj ngjarjeje, dyshohet se janë të moshave 16 dhe 18 vjeç, të gjatë 1.70 dhe 1.75 cm, trupa të hollë, flokë të zeza e të qethura shkurt. Madje, njëri prej autorëve ka qenë i veshur me pantallona të shkurtra dhe me shapka. Madje, ata mendohet se kanë qenë në dijeni se viktima kishte me vete një shumë të konsiderueshme të hollash, e cila arrin deri në 8 mijë euro. Sipas hetimeve, autorët e mitur, pas krimit mund të jenë larguar në drejtim të stadiumit "Dinamo". Inspektorë të krimeve kanë kryer një sërë sekuestrimesh të kasetave të kamerave të vendosura në këtë segment rrugor. Po ashtu, këta të fundit kanë kontrolluar edhe kamerat e vendosura në ambientet e bankave që ndodheshin në këtë zonë, ku kanë rënë në gjurmë të autorëve. Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, tha se është vënë në dispozicion një shumë prej 20 mijë eurosh, për personin që jep informacion në lidhje me autorët e kësaj ngjarjeje, duke kërkuar që personat, të cilët kanë informacion mbi autorët të telefonojnë në numrin 129 ose 069 41 04 111, duke garantuar anonimatin e tyre.