E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për pëllumbat, plagos kushëririn

Një sherr banal për pëllumbat, për pak do kthehej në një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kavajës, ndërkohë që policia ka mundur ta arrestojë autorin e krimit. Lulëzim Kërçuku është prangosur nga efektivët e Komisariatit të Kavajës, ndërkohë që ka nisur puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Sipas të dhënave policore, arrestimi i 24-vjeçarit Lulëzim Kërçuku, u krye pasi rreth orës 13.00, në fshatin Qerret, në banesën e Fidajet Kërçukut, ka tentuar të vrasë familjarët e tij, duke plagosur lehtë me armë gjahu djalin e Fidajetit, Alfredin 22-vjeçar. Policia shpjegoi se ngjarja ka ndodhur pas një debati për pëllumbat, duke qenë se janë fqinj, ndërkohë që sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve, por fatmirësisht pa viktima. Policia shpjegoi se në cilësinë e provës materiale u bllokuara edhe arma e gjahut e tipit "Churchill" dhe materialet i kaluan prokurorisë së këtij qyteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›