Moratoriumi i skafeve, rrezik për turizmin dhe për biznesin
Tashmë ka ardhur sezoni turistik dhe një problem që shfaqet jo vetëm për policinë shqiptare, por edhe turizmin është moratoriumi i skafeve. Në fakt, ligjërisht moratoriumi i skafeve ka pushuar së ekzistuari, por jo për policinë. Madje, për këtë problem janë zhvilluar edhe një sërë debatesh, por ligjërisht, asnjë nuk i ka dhënë një kuptim të plotë kësaj çështjeje. Sipas burimeve zyrtare të policisë, moratoriumi vazhdon të jetë në fuqi, duke paralajmëruar ndëshkim për të gjithë ata që do ta shkelin atë. Nga ana tjetër,drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, pretendon se duhet një ligj i dytë për të vërtetuar se moratoriumit të skafeve i ka ardhur fundi. Ligji për ndalimin e mjeteve lundruese duhet abroguar nga Kuvendi i Shqipërisë. Por, në fakt, Kuvendi i ka mbyllur punimet për këtë legjislaturë, duke bërë që edhe këtë verë, situata në bregdetin shqiptar të jetë e njëjte me atë të tre viteve të shkuara. Por, kjo do të ndikojë negativisht jo vetëm te turistët, të cilët prisnin prej tre vitesh heqjen e këtij moratoriumi, por edhe te bizneset në zonat bregdetare, që u janë bllokuar gjithë mjetet lundruese. Policia thotë se do të veprojë mbi një urdhër të Ministrisë së Brendshme për të mbajtur edhe këtë sezon bllokimin e skafeve për të dalë në det, derisa të mblidhet Parlamenti tjetër. Veç kësaj, nga burimet policore mësohet një lajm edhe më i keq, se moratoriumi do të vazhdojë deri në liberalizimin e vizave.
Moratoriumi, i filluar që në vitin 2006, tashmë ka mbaruar afatin e tij ligjor, por policia kufitare në Durrës, si dhe ajo e Vlorës vazhdojnë zbatimin e këtij moratoriumi megjithëse kjo tashmë nuk është e mbështetur në asnjë ligj. Aktualisht, pronarët e mjeteve të vogla lundruese nuk mund të dalin në det. Ligji nr. 9509 i datës 3.4.2006 Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë ka skaduar momentalisht, sepse në nenin 2 të tij thuhet se afati i zbatimit të këtij ligji është 3 vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij. Ligji i mësipërm është shpallur me dekretin e Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu nr. 4843 të datës 25. 04. 2006, ndërkohë që duke llogaritur edhe fillimin e vlefshmërisë së tij (hyrjen në fuqi 15 ditë pas shpalljes në fletoren zyrtare), ky ligj ka pushuar së ekzistuari. Tashmë që në Durrës, Vlorë e në të gjitha qytetet e tjera bregdetare ka filluar sezoni turistik, qindra pronarë skafesh dhe mjetesh lundruese që i kanë mbajtur të kyçura për tre vjet këto mjete, kanë kërkuar që të jepet leja për daljen në det. Por pronarët e mjeteve lundruese kanë ndeshur në pengesa për të nxjerrë në det skafet e tyre që kërkojnë t‘i vënë në shërbim të turistëve. E vetë këta të fundit kanë sjellë skafe nga vendet ku punojnë e jetojnë, por prapë nuk mund t‘i nxjerrin në det. Ata kanë bërë të ditur se nuk u jepet leja nga komandanti i kufirit për nxjerrjen e mjeteve në det. Në Durrës mendohet ka më shumë se 150 pronarë skafesh dhe mjetesh me fuqi të vogël motorike që kanë dokumentacion të rregullt, por që nuk lejohen të dalin në lundrim. Po aq thuajse janë edhe në Vlorë. Shumë pronarë skafesh dhe mjetesh të tjera motorike që janë ndaluar deri tani të dalin në det për shkak të këtij memorandumi pohojnë se mezi kishin pritur një ditë të tillë dhe ishin përgatitur për të dalë në det, ligjërisht dhe jo fshehurazi. E kështu, kjo ka sjellë jo vetëm një dëm ekonomik për këta persona që i përdorin për biznes, por edhe pakënaqësi të emigrantëve që kthehen për turizëm në Shqipëri. Madje, emigrantët tregojnë që nëse skafet e tyre janë me dokumente të huaja dhe jo me doganë shqiptare e kanë më të lehtë të marrin një leje lundrimi, duke vënë re kështu dy qëndrime, të bazuara në të njëjtin ligj.