E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grabitet "Benzi"

25/02/2005  Dhe një "Benz" më tepër në listën e gjatë të këtyre automjeteve që zhduken përditë. Burime zyrtare nga Komisariati nr.1, bëjnë të ditur se mbrëmja e së mërkurës ka shënuar humbjen e autoveturës tip "Benz" me targa FR 5848 A, pronë e Robert Dhamos. 45-vjeçari ka dëshmuar në polici se e kishte parkuar mjetin pak metra larg shtëpisë dhe nuk e kish gjetur më në mëngjes. Kanë nisur hetimet mbi identifikimin e autorit të kësaj vjedhjeje, por gjasat për ta gjetur janë të pakta. Në rrugët e kryeqytetit humbasin çdo ditë mjete syresh, të cilat shiten për pjesë këmbimi në serviset në periferi të Tiranës, apo gjetiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›