Trafikohet nga disa persona , mbron para gjykatës tutorin
25/02/2005 Miranda Haratçiu e vitlindjes 1983, tashmë punon në një fabrikë këpucësh në Shkozet, Durrës. Para se të jepte dëshminë e saj në gjykatë kundër tutorit, tregoi në prani edhe të nënës së vet se nuk do t'ia falë kurrë Hamza Karoshit. Ndërkohë që u përpoq me të gjitha mënyrat të mbronte pozicionin e të pandehurit Bujar Sfinjari, me të cilin ka shkuar në Itali dhe ka qëndruar për gjashtë muaj. Karoshi u fejua dhe më pas u martua me të. Por si fillim, ai shiti viçin e shtëpisë, për të kaluar më pas me vajzat. Dukej e lumtur, por nuk e kuptonte përse e kanë thirrur shpesh në gjykatë dhe nuk e kanë pyetur. Në vitin 2001, tha se bënte një kurs në Pukë për rrobaqepëse. Një ditë, një djalë i ri, i quajtur Hamza Karoshi, e propozon. Ajo pranon dhe bashkë fejohen. Pas disa muajsh, ajo vendos që të shkojë së bashku me Hamza Karoshin në Sukth të Durrësit. Hamza Karoshi, thotë vajza, tenton te disa persona të tjerë ta shesë për një milion e tetëqindmijë lekë. Ngjarjet realizohen në një lokal në Sukth, ndërkohë që për të pandehurin Bujar Sfinjari, vajza tha se ishte disa tavolina më tutje në lokal. Mimoza tha se ia ka bërë me shenjë Bujarit, e së bashku dalin jashtë. "Më pëlqente, se ishte familjar. Në momentin e parë u dashurova me të". Pas lokalit të dy nisen në Tiranë dhe qëndrojnë një natë në një hotel. Kthehen në Durrës dhe qëndrojnë përsëri në hotel në një dhomë, por me kravatë të ndryshëm. Merr 30 mijë lekë borxh dhe niset për në shtëpi. Qëndron disa ditë dhe vjen përsëri në Durrës, ku i kërkon Bujarit që ta ndihmojë të shkojë në Itali. Dy herë nuk pranon dhe, së fundi, nisen për në Itali. Nga Durrësi nisen me autobus në Vlorë, qëndrojnë katër ditë atje në një hotel dhe nisen së bashku me Bujarin, në Itali. Miranda i merr 900 mijë lekë, të cilat ia ka borxh edhe kësaj dite. Shkojnë në Bari dhe ndahen. Miranda shkon në Piza, ndërsa Bujari shkon në Milano të të afërmit e tij. Gjatë kohës që qëndrojnë në Itali komunikojnë me njëri-tjetrin, me anë të telefonit. Pas katër muajsh në Piza, Miranda niset për në Kozenca, ku qëndron dy muaj. Pyetjes së prokurorit se çfarë pune bënte, ajo u përgjigj punë të ndryshme, pra shitje dhe punim me bel. Komunikon me Bujarin dhe nisen në Shqipëri. Në traget qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Mbërrin në Durrës dhe pas një nate shkon në shtëpinë e saj. "E kam dashur Bujarin dhe shkoj me të sa herë të dua". Aktualisht punon në një fabrikë këpucësh së bashku me dy motrat e saj. Ndërkohë që është kthyer nga Italia me 400 euro. Këtë dëshmi, prokurori e hodhi poshtë. Gjykata e pranoi dhe prokurori deklaroi dëshminë gjatë hetimeve paraprake. Miranda kishte deklaruar se ishte fejuar me Hamza Karoshin. Ndërkohë që Bujarin e ka dashur. Ka shkuar me dëshirë në Itali, (pothuajse e njëjta dëshmi, me disa ndryshime). Në dëshminë e saj, ajo thoshte se Hamzai kishte tentuar ta shiste te disa grupe, të cilat nuk kishin pranuar ta blinin. Lidhur me qëndrimin në Itali, thuhet se ajo kishte qëndruar së bashku për gjashtë muaj me Bujarin në Piza e Kozenca, dhe ka dalë për gjashtë muaj në rrugët e Italisë.