"Viktima më pagoi taksinë"

25/02/2005 Fitim Poka vret Servet Isollarin, për një celular
Nuk i është dashur më tepër se 4 orë policisë kriminale të Komisariatit nr.4, për të zbuluar autorin e vrasjes së Servet Isollarit. Ndonëse ishte ngjarje mjaft e koklavitur, ku gjatë gjithë hetimeve autori shtirej si vëlla i viktimës, më në fund është bërë e mundur identifikimi dhe prangosja e tij. Fitim Poka, me banim në Kavajë, ka hedhur nga Ura te Bregu i Lumit, bashkudhëtarin e tij 32-vjeçar, vetëm për t'i marrë paratë dhe celularin. Udhëtimi me taksi i protagonistëve të historisë, lindja e mendimit kriminal dhe qëndrimi në vendin e krimit. Pse u shtir krimineli si vëlla i Isollarit. Gazeta "Metropol" ka arritur të sigurojë dëshminë e Fitim Pokës, dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore të Komisariatit nr.4.
A e njihje viktimën?
Jo. Nuk e kisha parë asnjëherë më parë.
Si u takove me të?
Shumë rastësisht. Unë isha nisur nga Kavaja për të shkuar tek të afërmit e mi, në Paskuqan të Tiranës. Ishte shumë vonë dhe në rrugë kishte vetëm pak lëvizje. Erdha nga shtëpia me makinë të rastit. Te "Zogu i Zi" zbrita nga makina. Aty e takova atë. Nuk nuk ia dija emrin, por ishte vetë ai që ma tha. Ai u afrua tek unë dhe më pyeti se ku do të shkoja. Unë i tregova adresën e kushërinjve të mi. Servet Isollari, tha më pas se i njihte njerëzit e mi, madje banonte fare pranë tyre. "Mund ta bëjmë rrugën bashkë. Unë kam ndërmend të marr një taksi, se Paskuqani është larg dhe nuk shkojmë dot në këmbë. Po të duash eja dhe ti", më tha viktima.
Ti, a pranove të hipje në taksi me të?
Po, sigurisht, që pranova. Unë nuk e kisha llogaritur që mund të mbërrija vonë atje dhe udhëtimi me taksi m'u duk ide e mirë. Kështu që hipa me shumë dëshirë në taksinë që thirri me celular ai.
Po më tej si rrodhën ngjarjet?
Nga "Zogu i Zi" deri në Paskuqan e bëmë me taksi në pak minuta. Që të mos e lodhnim shumë shoferin, Serveti i tha që të kthehej, pasi ne dhe pak metra na kishin mbetur. Kur zbritëm hapi portofolin, i cili mua m'u duk shumë i mbushur. Krahasova me mend xhepat e mi të zbrazur dhe më hipi ndjenja e zilisë ndaj tij.
Kur të lindi mendimi kriminal?
Kur zbrita nga taksia kishte filluar të më shkonte ndërmend që atij duhet t'i merrja ca para. Ai kishte shumë, kurse unë fare. M'u duk padrejtësi nga Zoti ky ndryshim dhe vendosa ta grabis. Në fillim nuk më shkonte ndërmend se mund ta vrisja. Në pak sekonda që po ecnim të dy mbi urë, thura planin për të realizuar qëllimin tim. Vendosa ta hedh që andej. Dhe kur të binte poshtë, do të zbrisja për t'i marrë celularin dhe portofolin. Nuk e bëra të gjatë. Gjeta rastin dhe eca pak hapa prapa tij. Kontrollova zonën me sy dhe pashë që nuk kisha asnjë dëshmitar rreth e rrotull. Ndaj e kapa fort nga supet dhe e shtyva që të binte.
A u përleshe me të?
Pak. Para se të binte, ai tentoi të kapej pas duarve të mia, që të mbante ekuilibrin. Në një çast që ai pa poshtë për të verifikuar lartësinë, unë i tërhoqa duart. Servet Isollari ra poshtë dhe dëgjova qartë zhurmën që bëri trupi kur u përplas me gurët. Prita ndonjë minutë dhe më pas gjeta një shteg për të zbritur. U tremba shumë kur e pashë të larë në gjak. Ai ishte dëmtuar rëndë në kokë dhe dukej që kishte vdekur në çast. Në fillim u ndjeva kriminel i vërtetë. Ai ishte sjellë mirë me mua, madje, më pagoi dhe taksinë, kurse unë e hodha nga ura. Por më solli në vete ideja e grabitjes së parave të tij dhe celularit. I kontrollova xhepat dhe ia mora. U mërzita shumë kur pashë se ai kishte vetëm 100 mijë lekë. E megjithatë e mblodha veten. Nuk mund ta ktheja më prapa.
Pse nuk u largove nga vendi i ngjarjes?
As vetë nuk e di psenë. Prita sa të dilte drita dhe të kalonin njerëzit. Vendosa të gënjej dhe të them që ai ishte vëllai im. Tani që e mendoj më thellë, më vjen të qesh kur mendoj gënjeshtrën. Por në ato momente isha shumë i tronditur. Në një farë mënyre nuk doja ta lija Servetin atje poshtë urës dhe të ikja pa ardhur ndonjë tjetër më parë. Më dukej sikur aty do ta hanin kafshët dhe do ta mbulonte pluhuri.
Çfarë u the banorëve të zonës?
U thashë që i vdekuri ishte im vëlla dhe quhej Dalip Poka. Teksa kalonim mbi urë, dy persona të panjohur na rrahën dhe na grabitën 100 mijë lekë të vjetra. Vëllanë e hodhën nga ura, pasi ai i kundërshtoi. Ata më besuan dhe lajmëruan policinë. Unë mendova se dhe juve do t'ju bindte mashtrimi im, pasi nuk ma merrte mendja se do të bënit verifikime.
A je penduar për krimin?
Jam penduar, pasi unë nuk doja ta vrisja Servet Isollarin. Qëllimi im ishte ta grabisja, por jo t'i bëja keq.
Pasaporta e autorit
Emri: Fitim
Atësia: Shaqir
Mbiemri: Poka
Vitlindja: 1975
Vendlindja: Dibër
Vendbanimi: Rikaj-Kavajë
Arsimi: Analfabet
Gjendja penale: I padënuar
Pasaporta e viktimës
Emri: Servet
Atësia: Gani
Mbiemri: Isollari
Vitlindja: 1973
Vendlindja: Pogradec
Vendbanimi: Tiranë
Gjendja penale: I padënuar
Gjendja civile: I martuar me 2 fëmijë