Leonora: Çifti nga Lezha më shitën si "kafshët" në pazar
25/02/2005 TIRANË – Tashmë, Marie dhe Lazim Marku, nga Lezha, nuk mund të kundërshtojnë asgjë nga ato fjalë që tha vajza para gjykatës. Ka pranuar se është trafikuar. Gjithashtu ka pranuar edhe faktin se ka punuar si prostitutë në rrugët e Athinës, e më pas në Gjermani. Në Athinë ka punuar edhe në një shtëpi publike. Të gjitha paratë ia ka dorëzuar tutorit të saj nga Patosi, të cilin e njeh vetëm me emrin Bujar. Megjithatë, Leonora Maksuti nuk akuzon asnjë nga tutorët. Ajo është e vetëdijshme që e ka marrë tashmë këtë rrugë. Pranon të punojë për ata që e mbajnë dhe kujdesen për të. Por para gjykatës thotë se, nuk mund t'ia fal çiftit nga Lezha. Leonora Maksuti ka treguar edhe një herë para gjykatës ato çfarë ka thënë më parë në organin e Prokurorisë. Akuza ka arritur ta sjellë të dëmtuarën para gjykatës, me qëllim që të mos dështonte me provat e marra drejtpërdrejtë. Data kur Leonora është larguar nga shtëpia, sipas akuzës është 13 nëntor 2001. Çifti nga Lezha, që tashmë është i akuzuar dhe po gjykohet nga Krimet e Rënda, e dërguan në Sarandë dhe aty e detyruan të ushtrojë profesionin e prostitutës.
Trafiku
"Unë u nisa nga shtëpia, pasi Maria dhe Lazimi më thanë se do të më mbanin në Sarandë disa ditë. Shkuam atje dhe menjëherë ata u futën në temë. Maria dhe Lazimi njihnin shumë persona të tjerë, kështu që ata nuk donin të më mbanin nëpër këmbë". Kështu e nisi dëshminë e saj para gjykatës, Leonora Maksuti. Më pas, ajo tha se ka qenë në tavolinë kur çifti nga Lezha bëri pazar me një djalë nga Patosi. Atë e quanin Bujar dhe vajza tha se e pa shumë mirë kur Maria ia dha lekët poshtë tavolinës, kur po pinin kafe. Gjatë kohës që ka qëndruar në Sarandë, vajza i është nënshtruar disa torturave. Ndërsa deklaroi dje se në Greqi dhe më pas në Gjermani, tutorët e kanë trajtuar shumë mirë. "Nuk kam punë me asnjë nga tutorët. Ata janë sjellë shumë mirë me mua dhe nuk më kanë keqtrajtuar. Unë dua që Maria dhe Lazimi, të cilët më dërguan drejt kësaj rruge, të marrin dënimin që meritojnë dhe të mos guxojnë më të bëjnë veprime të tilla, tha vajza e dëmtuar.
Dosja
Kjo dëshmi, sipas akuzës, ndodhet në dosjen hetimore si një nga provat kryesore, së bashku me disa kaseta ku janë incizuar biseda mes trafikantëve, në momentn e bërjes së pazareve. Vajza ka pohuar se, në Athinë i është nënshtruar disa torturave dhe e detyruar ka punuar në rrugë për 6 muaj rresht. Të gjitha fitimet shkonin në duart e tutorit nga Patosi, i cili ka mbetur i paidentifikuar. Pas kësaj përvoje të hidhur në Greqi, në semaforët e Athinës, Maksuti është dërguar në Gjermani. Në të gjitha rastet e kalimit të kufirit për vajzën nga Lezha, janë përdorur dokumente të falsifikuara. I është ndryshuar emri disa herë. Fitimet në Gjermani kanë qenë të shumta, ndërkohë që edhe presionet nga tutorët shtoheshin për çdo ditë. Pasi punoi për një kohë të gjatë në Gjermani, vajza kapet nga policia me dokumente të falsifikuara. Ajo riatdhesohet në mesin e vitit 2003. Sapo mbërrin në port, e dëmtuar, hap librin e tregimit të kalvarit të vuajtjeve të saj. Të parët që akuzon drejtpërdrejtë janë burrë e grua nga Lezha. Megjithëse fitimi i tyre nga shitja ishte i vogël. Por e dëmtuara ka shpjeguar se është përdorur nga të pandehurit në një banesë në Sarandë, si prostitutë. Ata i fusnin në dhomë klientë të ndryshëm, duke marrë fitimet e vajzës, i jepnin thërrimet.