Të pathënat mbi Edion Karajn

25/02/2005 Policia prangos 2 të implikuar në strehim dhe ekzekutim
Pas identifikimit të kufomës së karbonizuar në Yzberisht, policia vë në pranga 2 të implikuar në ngjarje. Hasan Tahiri akuzohet se ka fshehur dhe përkrahur Edion Karajn gjatë arratisë nga policia, pasi e kishte shokun e ngushtë të të birit. Gani Greca arrestohet si i dyshuar për ekzekutimin e 31-vjeçarit në kërkim. Automatiku që u gjet në shtëpinë e Grecës, ishte identik me atë që prehej pranë trupit të karbonizuar. Policia shtron 3 pista hetimesh.
Arrestimet
Kufoma e karbonizuar në kodrat e Yzberishtit u konsiderua nga ekspertët e policisë si një rast mjaft i vështirë për identifikim. Duke qenë se ajo ishte dekompozuar thuajse totalisht, uniformat nuk e patën të lehtë për të gjetur qoftë dhe një fill nga ku të niseshin për të hetuar. Zbulimi i predhës në kurrizin e viktimës zbardhi gjysmën e enigmës. Pra, ishte vrarë dhe më pas djegur. Një punë e suksesshme operative arriti të mblidhte dëshmi mjaft interesante nga banorët e zonës. Ata rrëfyen se Hasan Tahiri kishte strehuar afro 3-4 muaj një shokun e djalit të tij në shtëpi. Kaq u mjaftoi bluve për të marrë në pyetje të moshuarin. 69-vjeçari e mohoi këtë fakt, duke thënë se kasollja ku qëndronte i kërkuari nuk ishte në tokat e tij, dhe se nuk kishte lidhje me atë ngjarje. Por, versioni i tij nuk e bindi grupin hetimor. Në pak kohë u arrit të zbulohej se plaku nga Igumenica e Çamërisë, kishte një djalë kontigjent krimi dhe që kishte patur shok të ngushtë, në miqësi e në vepra kriminale, një laçjan. Kësisoj, nuk qe e vështirë të identifikohej kufoma. Burime zyrtare nga Komisariati i policisë nr.4, bëjnë të ditur se kufoma i përkiste Edion Karajt, kërkuar për vrasje. Tahiri u vu menjëherë në pranga, nën akuzën e fshehjes dhe përkrahjes së personave në kërkim. Dëshmia e plakut e pasuroi mjaft dosjen hetimore, pasi ai pranoi se Karaj ishte strehuar tek ai. Hapi i fundit i hetimeve ishte arrestimi i Gani Grecës. Duke qenë se shtëpia e tij ishte më e afërta me kasollen e krimit, policia i kushtoi mjaft rëndësi dëshmisë së tij. Edhe ai mohoi gjithçka. Por kontrolli në banesë e nxori të zbuluar.
Pistat
Megjithë punën intensive të inspektorëve të antikrimit të Komisariatit nr.4, ende nuk është arritur të zbulohet autori i vrasjes makabre të Edion Karajt. Të njëjtat burime saktësojnë se, janë seleksionuar të dhënat e mbledhura deri më tash dhe është bërë e mundur çelja e tri pistave. "Edion Karaj gjeti vdekjen nga duart e një personi, me të cilin kishte konflikte që rridhnin nga veprimtaria e tij kriminale. Ka gjasa që armiqtë e tij ta kenë zbuluar vendndodhjen e të kërkuarit, duke i bërë presion ndokujt dhe nuk ngurruan të përballen me të", shprehen blutë. Vrasësit mund të kenë qenë disa persona, pasi, duke llogaritur rrezikshmërinë e Karajt, ekzekutimi ishte tejet i vështirë. Më pas, ata mund ta kenë djegur për t'i zhdukur identitetin. Pista e dytë lidhur me autorët e ngjarjes, fajëson Gani Grecën, tashmë i ndaluar. 51-vjeçari banonte fare pranë vendit ku u gjet kufoma e karbonizuar dhe në fillim u mor në pyetje rutinë. Por kontrolli i banesës e implikoi atë menjëherë me ngjarjen. Në shtëpi iu gjet një automatik model 56, identik me atë që u zbulua pranë kufomës. Sipas dyshimeve të uniformave, Greca mund ta ketë vrarë me duart e tij personin në kërkim, pas ndonjë zënke me të. Por, ekuivalente me këtë version është dhe mundësia e dhënies së informacionve nga ana e të ndaluarit mbi ndodhjen e Edion Karajt te gjaksit e tij. Ditët në vijim do të zbulojnë autorin e vërtetë të vrasjes dhe rrethanat që e kanë shtyrë të ekzekutojë personin në kërkim.