Grabitet agjencia e këmbimit valutor dhe punonjësi i hotelit
Autori mori 100 mije lekë nën kërcënimin e armës dhe u largua me shpejtësi
Luan Kondi
TIRANË – Kryeqyteti vihet në qendër të vëmendjes teksa në mes të ditë, në harkun e një ore, ndodhën dy grabitje. Një agjenci e këmbimit valutor ka rënë pre e vjedhësve dje në mesditë, në Rrugën e Durrësit fare pranë qendrës së Tiranës. Kur uniformat blu ishin përqendruar në këtë ngjarje një tjetër grabitje u regjistrua në afërsi të Doganës, kur dy të rinj vunë në shënjestër një punonjës hoteli, që duket se e kishte portofolin plot me lekë, dhe e kanë plagosur për t’i marrë gjithçka kishte në kuletë.
Ngjarja e parë
Burime policore thanë për gazetën “Albania” se një person i vetëm i është drejtuar një agjencie të këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e armës që mbante në dorë i ka kërkuar punonjësit të dorëzonte paratë se ndryshe do ta vriste. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe punonjësi i kanë dhënë grabitësit plot 100 mijë lekë të reja. Sapo ka parë shumën e majme në dorën e tij, i riu është larguar menjëherë në drejtim të paditur. Fill pasi ka konstatuar largimin e autorit, punonjësi ka lajmëruar policinë. Forca të shumta të policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë këqyrjen e provave. Burime nga policia thanë se ka qenë një person i armatosur dhe i maskuar që ka grabitur dyqanin e këmbimit valutor ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ndihmuar nga ndonjë tjetër person i cili dyshohet se e priste në rrugë me qëllim largimin në drejtim të paditur. Efektivë blu kryen veprimet hetimore në agjencinë e këmbimit valutor si dhe kontrolluan në lagjet përreth “Rrugës së Durrësit” për të vënë në pranga grabitësin. Policia tha se i riu mbante në kokë kapele, ndërsa nuk kishte harruar të vendoste edhe syze për të fshehur identitetin e tij. Kjo sipas ekspertëve nuk e shpëton atë nga prangat, pasi janë grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për veshjen, shtatin dhe aksentin e gjuhës me të cilën ka komunikuar grabitësi me punonjësit e pikës së këmbimit valutor.
Grabitja te Dogana
Brenda një intervali kohe të shkurtër, zyra e hetimit të grabitjeve me dhunë në policinë e Tiranës është njoftuar për një tjetër grabitje në kryeqytet. Dy persona të tjerë kanë grabitur një 26-vjeçar, punonjës i një hoteli në afërsi të ambienteve të doganës së Tiranës. Burime nga policia thanë se dy të rinj të pamaskuar por të armatosur me thikë i kanë dalë përpara 26-vjeçarit G. D, duke i marrë atij portofolin, ndërsa u larguan me shpejtësi. Por i dëmtuari ka bërë rezistencë duke ndjekur këmba-këmbës grabitësit të cilët po vraponin njëri pas tjetrit. I riu mundi të kapte njërin prej autorëve duke i kërkuar atij t’i kthente paratë por pikërisht kërkesa për të marrë lekët e tij i ka vënë 26-vjeçarit jetën në rrezik, pasi u qëllua nga autori me thikë. Ka mjaftuar vetëm një goditje me thikë në trup që ta lërë punonjësin e hotelit të plagosur. Ai u transportua në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia e lajmëruar për ngjarjen nisi hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Arrestohen kosovarët, shkonin në Itali me dokumente false
Durrës – Dy kosovarë janë arrestuar dje nga forcat e Policisë Kufitare në Durrës sepse tentuan të kalonin me traget drejt Italisë me dokumente të falsifikuara. Adnan Emini, 26-vjeç, nga komuna e Vitisë dhe Idriz Çerkezi, 34-vjeç, nga komuna e Obiliqit, janë arrestuar pasi në pikën e kontrollit kufitar paraqitën një leje zvicerane qëndrimi dhe një pasaportë jugosllave, të cilat nga verifikimet e para dyshohet se janë të falsifikuara. Burime nga policia thanë se pas konstatimit të dokumente të cilat u dyshuan si false, u morën masa për shoqërimin e dy kosovarëve. Policia e kufirit kreu shoqërimin dhe më pas ndalimin e dy kosovarëve të cilët do të merren në pyetje.
25 Gusht 2009