Linden: Reformat ju çuan në NATO
Kryeministri Berisha priti dje në një takim, ish-kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rene Van der Linden. Zyrtari i lartë evropian falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen si dhe i shprehu urimet më të përzemërta për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, duke e cilësuar këtë fitore si shumë të rëndësishme dhe të dobishme për zhvillimin dhe përparimin e mëtejshëm të vendit dhe si një fitore të rëndësishme për të djathtën evropiane dhe konsolidimin e saj. Zoti Linden nënvizoi në këtë aspekt suksesin e reformave të gjithanshme të ndërmarra nga Qeveria nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, suksesi i të cilave solli anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Van der Linden shprehu gatishmërinë e tij për të nxitur investitorët holandezë për të investuar në Shqipëri.