Librat, nxënësve të arsimit të mesëm iu hiqet subvencionimi
MASH-i redukton skemën e subvencionimit të teksteve për arsimin e mesëm
Jonida Tashi
Reduktohet skema e subvencionimit të teksteve shkollore për arsimin e mesëm. Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit, Ministria e Arsimit ka vendosur që në arsimin e mesëm të kompensojë për librat vetëm nxënësit që marrin asistencë nga shteti. Ndërkohë që krejt e kundërta është përcaktuar për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të cilët do të përfitojnë të gjithë nga skema e subvencionimi të teksteve shkollore. Duke pasur parasysh numrin e madh të titujve të librave në treg, rreth 600 të tillë për vitin e ri shkollor, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit e kanë parë si të pamundur kompensimin e të gjithë gjimnazistëve.
Subvencionimi
Tekstet shkollore do të subvencionohen vetëm për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, ndërsa shkollat e mesme nuk do të subvencionohen këtë vit, me përjashtim të nxënësve që përfitojnë asistencë sociale nga shteti. Burime nga MASH-i bëjnë të ditur se këtë vit do të përfitojnë nga skema subvencionuese e teksteve shkollore vetëm gjimnazistët që përfitojnë asistencë sociale nga shteti, ndërsa për pjesën tjetër të popullsisë subvencionimi për tekstet shkollore do të shkojë vetëm për arsimin 9-vjeçar të detyruar. Sipas këtyre burimeve, nxënësit që përfitojnë asistencë sociale nga shteti, në momentin që blejnë librat duhet të tërheqin faturën tatimore, në mënyrë që më pas të përfitojnë subvencionimin nga shteti.
Shpërndarja
Procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore ka filluar në të gjithë vendin, për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe sipas MASH-it pritet që të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor. Ndërkohë që ende nuk ka nisur shpërndarja e librave shkollorë për nxënësit e vitit të parë gjimnaz. Megjithëse shkolla fillon në datën 15 shtator, këta nxënës do ta nisin vitin e ri shkollor pa disa tekste në çantë. Bëhet fjalë për tekstet: “Letërsi”, “Guidë Turistike”, “Fotografi dhe Fotoshop”, “Njeriu dhe Ndryshimet Klimaterike” dhe “TIK i avancuar”. Sipas afateve të vendosura nga Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore, këto tekste do të fillojnë të shpërndahen duke filluar nga data 25-30 shtator 2009. Po për këta nxënës, tekstet: “Gjuhë angleze”, “Gjuhë angleze për fillestarët”, “Gjuhë frënge”, “Gjuhë frënge për fillestarët”, “Gjuhë italiane”, “Gjuhë italiane për fillestarët”, “Gjuhë gjermane për fillestarët”, “Gjuhë spanjolle për fillestarët”, do të jenë botime të huaja. Vetëm tekstet “Gjuhë Angleze e avancuar” dhe “Gjuhë Franceze e avancuar”, do të jenë tekste të kurrikulës bazë, ndërsa tekstet e tjera do të jenë janë lëndë, ose module me zgjedhje të lirë, ose të detyruar. Përsa i përket blerjes së tyre, MASH-i rikujton se tekstet do të blihen në libraritë pranë shkollave që kanë afishuar tekstin alternativ që ka zgjedhur çdo shkollë. MASH-i gjithashtu bën të ditur se për herë të parë viti i parë i gjimnazit do të punojë me tekste të reja, disa prej të cilave janë përkthime të teksteve të huaja nga shtëpitë botuese më të mira të vendit.
Afatet e shpërndarjes së teksteve për klasën e 10-të
Grafiku i afateve të furnizimit të shkollave me tekstet: “Letërsi”, “Guidë Turistike”, “Fotografi dhe Fotoshop”, “Njeriu dhe Ndryshimet Klimaterike” dhe “TIK i avancuar” për klasën e 10-të gjimnaz është si më poshtë:
Dorëzimi i teksteve deri në 1 shtator 2009
Vlerësimi dhe miratimi i teksteve 3–7 shtator 2009
Lidhja e kontratave 8-9 shtator 2009
Përzgjedhja dhe porosia nga shkollat 12-15 shator 2009
Shpërndarja 25-30 shtator 2009
25 Gusht 2009