Prokuroria, 49 vite burg tre tutorëve nga Peqini
15/01/2005 TIRANË – Prokuroria kërkoi dje nga gjykata dënimin e tre të pandehurve Gjergji Qirjako, Skënder Solla dhe Kadri Shega, me 49 vite burg gjithsej. Për Kadri Shegën, dënimi ishte 18 vjet, për Skënder Sollën 15 vjet dhe për Gjergji Qirjakon 16 vjet heqje lirie. Të pandehurit janë të tre nga Papri, Elbasani e Peqini, dhe për një periudhë të gjatë kohe në bashkëpunim me njëri–tjetrin, kanë përdorur një vajzë të mitur nga Tirana, për ta bërë gati si prostitutë.
Historia
I pari që ka njohur vajzën në Tiranë është i pandehuri Gjergji Qirjako. Ishin të dashur përkohësisht. Një ditë vendosin të largohen në Elbasan. Ndërkohë grupi kishte kohë që njihej. Ata gjithashtu merreshin me trafikun e femrave. Por para se t'i dërgonin në rrugët e Greqisë, i përdhunonin. Kështu ka ndodhur edhe me vajzën nga Tirana, e cila për më shumë se dy javë është bërë personazh i një aventure të panjohur. Pasi e kanë takuar në Elbasan, të pandehurit Skënder Solla dhe Kadri Shega kanë marrë përsipër mbajtjen e vajzës. Ata e kanë çuar në një hotel në Rrogozhinë. Aty kanë marrë një dhomë me qira. Për dy ditë rresht vajza është përdhunuar sistematikisht nga i pandehuri Kadri Shega. Pasi e përdhunonte, Kadriu e mbyllte me çelës dhe më pas largohej për të rregulluar punët e tregut. Vajza ka arritur të dalë nga dhoma dhe të largohet për në shtëpi. Nga data 21 deri në 26 prill 2003, ka qëndruar në hotel. Në këtë datë ajo ka mundur të largohet, duke iu drejtuar edhe policisë. Më parë bënë kallëzim në polici prindërit e vajzës, të cilët kishin denoncuar zhdukjen. Vajza, sipas akuzës, të përfaqësuar nga prokurori Dritan Pekja, do të trafikohej në Greqi për qëllime përfitimi. Në listën e personave të akuzuar është edhe i pandehuri Ramazan Ramazani, i cili e ka ditur të gjithë historinë, por nuk ka treguar, duke konsumuar elementet e veprës penale të moskallëzimit të krimit. Për këtë të pandehur, Prokuroria kërkoi dënimin vetëm me kohën e paraburgimit.