Pengmarrësit e Demirlikës grabitën argjendari "Pirro"
15/01/2005 TIRANË –Të akuzuarve për pengmarrjen e Fatjon Demirlikës, në datën 18 korrik të vitit 2004, në Tiranë, u shtohet akuza për grabitjen me armë te 25 kileve flori, në argjendari “Pirro”, në shtator të vitit 2002. Burime zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, thanë se gjurmët e gishtave që janë gjetur në manekinën ku ekspozoheshin bizhuteritë, kanë zbuluar se autorët e grabitjes me armë të 25 kileve flori, janë dy nga personat që morën peng shtetasin Fatjon Demirlika. Veç akuzës për bashkëpunim në pengmarrjen e 100 mijë eurove, Prokuroria me këtë dosje ka bashkuar edhe materialet e hetimit për grabitjen e argjendarisë “Pirro”. Dy të akuzuarit do të dënohen në Gjykatë për pengmarrjen e Demirlikës dhe akuzën e grabitjes me armë të argjendarisë. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 20 shtator të vitit 2002, kur dy persona me armë grabitën 25 kile flori nga njëra prej argjendarive më në zë të kryeqytetit.
Grabitja e argjendarisë
Mjeti ku grabitësit e argjendari “Pirro”-s kishin lënë gjurmët e gishtave, ka mbërritur në Prokurori në datën 9 tetor të vitit 2002. Organi i akuzës nuk mundi të identifikonte autorët e grabitjes në atë kohë, pasi pajisja kompjuterike e krahasimit të gjurmëve të gishtave, nuk kishte ardhur në Shqipëri. Por, edhe pas ekspertimit të gjurmëve të gishtave në mënyrë mekanike, policia dhe prokuroria nuk mbërritën tek emrat e autorëve të krimit, që i kishte pasuruar me 25 kile flori. Sipas dëshmisë që ka dhënë në Prokurori, pronari i argjendarisë “Pirro”, dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin e tij. Njëri nga grabitësit i ka vënë pistoletën te koka dhe i ka kërkuar të rrinte urtë.
Sipas verifikimeve, dy personat e maskuar kanë grabitur një sasi prej 25 kilogramë flori, duke e lënë thuajse të boshatisur vitrinën e argjendarisë. Por askush nga dëshmitarët e ngjarjes dhe as pronari i argjendarisë, nuk mundi të identifikonte autorët e grabitjes.
Krimi dy vjet pas
Katër persona morën peng shtetasin Fatjon Demirlika, në datën 12 korrik 2004. Në shkëmbim të lirimit të pengut, autorët e rrëmbimit kërkuan një shumë prej 100 mijë eurosh. Sipas burimeve zyrtare të policisë dhe prokurorisë, rrëmbimi është kryer në rrugën “Myslym Shyri” nga shtetasit Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali dhe Jup Skukaj. Agjentët e policisë stimuluan dorëzimin e parave të kërkuara për pengun në vendin ku kishin kërkuar autorët e krimit. Gjatë këtij aksioni u arrestua njëri nga pengmarrësit, Ilir Kodumi, ndërsa Fatjon Demirlika u lirua nga personat që e mbanin peng, në periferi të Tiranës. Pak ditë më pas, në datën 22 korrik, policia arrestoi në qytetin e Lushnjës edhe tri persona të shpallur në kërkim për pengmarrjen. Ledio Lito, Gjergj Cukali dhe Jup Skukaj, ranë në prangat e policisë, pasi ndaj tyre kishte prova të forta për pjesëmarrje në rrëmbimin e Fatjon Demirlikës. Ilir Kodumi deklaroi se, Fatjon Demirlika i kishte patur një borxh, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda e mohon këtë fakt, duke pohuar se ky nuk është objekt i hetimit. Kodumi është shprehur në polici se ia kishte kërkuar borxhin Demirlikës dhe ai kishte tentuar ta vriste.
Të arrestuarit
Gjergji Cukali
Ledjo Lito
Eduart Skukaj
Ilir Kodumi
Pengmarrësit
Ilir Kudumi
Gjergji Cukali
Ledio Lito
Eduard Skuka
Florjan Metalla
Adriatiku... në Itali
Vrasja e Endri Shimës, shokut të pengut
Endri Shima, miku i Fatjon Demirlikës, është qëlluar para derës së shtëpisë së pengut. Shima u qëllua nga dy persona në një motor, teksa po gatitej të hynte në oborrin e vilës së mikut të tij 23-vjeçar. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe Ermal Çaushllari dhe vëllai i Shimës, Lorenci. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.45, kur para portës së jashtme të shtëpisë së Shkëlqim Demirlikës u zhvillua skena rrënqethëse, që shkaktoi dy të plagosur. Burime zyrtare nga Komisariati nr.1, bëjnë të ditur se, 2 persona të armatosur, ende të paidentifikuar nga policia, qëlluan mbi Endri e Lorenc Shimën si dhe Ermal Çaushllarin. Atentatorët kanë qenë hipur mbi një motor të madh dhe të pamaskuar. Ata u kishin zënë pritë viktimave para derës së vilës. Shima vdiq pak ditë më vonë në spital.
Fshehja e të kërkuarve
Pak ditë pas pengmarrjes së Fatjon Demirlikës, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, u vunë në kërkim të personave që kishin realizuar rrëmbimin, në kërkim të 100 mijë eurove. Prej ditës së shpalljes në kërkim të personave të dyshuar, policia kriminale e Tiranës filloi punën operative për të identifikuar vendin ku qëndronin tre të kërkuarit. Nga përgjimet telefonike dhe puna operative në terren, hetuesit zbuluan se Gjergj Cukali dhe Ledio Lito fshiheshin në fshatin Grabian të Lushnjës, në banesën e shtetasit Ejup Skukaj, xhaxhai i shtetasit Eduart Skukaj, i akuzuar për pengmarrjen. Në orët e mëngjesit të datës 22 korrik, policia e Tiranës dhe Lushnjës, ka kryer ndërhyrjen në vendin ku ishin fshehur të kërkuarit, duke realizuar arrestimin e tyre. Sipas hetuesve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku fshiheshin të kërkuarit, janë sekuestruar si prova materiale dy pistoleta dhe një armë automatike kallashnikov, të cilat mbaheshin pa leje. Sipas hetimeve të ngjarjes, këto armë ishin përdorur në realizimin e pengmarrjes së shtetasit Fatjon Demirlika.