Grabitet dhe masakrohet nga maskat çifti
11/12/2009 Nuk gjetën paratë, torturuan dy bashkëshortët. Burri punonte kampist, rëndë të dy në spital
PËRRENJAS-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përrenjas mbrëmjen e djeshme. Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një kambisti dhe pasi kanë hasur në refuzimin për dhënien e parave i kanë goditur me bajonetën e armës dhe me pjesën e fortë të saj duke u shkaktuar plagë të rënda. Astrit Rrushi 49 vjeç dhe Lirika Rrushi 42 vjeç janë dërguar nga fqinjët fillimisht në spitalin e Përrenjasit dhe më pas për shkak të gjendjes tepër të rënduar janë nisur drejt Spitalit Ushtarak. Ndërkohë autorët e maskuar pasi nuk kanë gjetur paratë edhe me rezistencën e bashkëshortëve janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë, e cila ka vënë në shtetrrethim Përrenjasin. Brenda orës janë shoqëruar me dhjetëra të rinj në polici dhe po merren në pyetje mbi vendndodhjen e tyre në kohën kur është realizuar grabitja.
Ngjarja
Dy persona të maskuar e të armatosur, të veshur me xhupa të zinj kanë hyrë në oborrin e kambistit Astrit Rrushi. Në oborr kanë gjetur bashkëshorten Lirita, të cilën e kanë lidhur dhe mbyllur gojën derisa në shtëpi ka mbërritur burri. Pasi kanë kërkuar më kot paratë dhe kanë detyruar gruan të tregojë, kanë filluar të kërcënojnë 49-vjeçarin që të tregonte paratë. Kur ky i fundit ka refuzuar, ata e kanë goditur me bajonetën e armës disa herë. Më pas kur gruaja ka tentuar të dalë për të kërkuar ndihmë kanë goditur edhe atë duke e lënë pa ndjenja. Në largim ata kanë harruar një jelek dhe një kapuç. Gjithashtu policia gjeti një krehër automatiku me 3 fishekë, ndërsa në kuzhinë u gjetën 11 copë fishekë si dhe dy gëzhoja automatiku, një thikë dhe 113 mijë lekë në xhepin e brendshëm të një jeleku.
Hetimet
Policia ka hedhur dyshime për të rinj të zonës që mund të jenë të përfshirë në grabitjen me armë. Sepse personat dinin punën e pronarit të shtëpisë si dhe mundësinë e mëdha që ai të kishte para. Kjo ka bërë që hetimet të përqendrohen tek kontingjent të qytetit dhe të zonës së Librazhdit. Gjithashtu policia shkencore duket se ka grumbulluar prova që mund të dërgojnë tek autorët e krimit. Në rrugën nacionale janë ngritur postblloqe dhe janë duke u shoqëruar persona të dyshuar që mund të kenë qenë të maskuarit e kësaj ngjarjeje. Dy personat do të akuzohen për grabitje me armë dhe plagosje të rëndë me dashje.