Përcaktohet përfitimi financiar për transportin e çdo deputeti
11/12/2009 Vendimi sipas qarqeve
Kuvendi miratoi gjatë seancës së djeshme parlamentare masën e përfitimit financiar mujor për shpërblimin e transportit të deputetëve. Kjo masë është përcaktuat në varësi të largësisë nga kryeqyteti të qarkut ku i mandatuari është zgjedhur deputet.
Në këtë mënyrë, sa më larg nga Tirana aq më e lartë është masa e përfitimit financiar. Sipas vendimit të miratuar dje, masën më të lartë të përfitimin e kanë deputetët e qarkut të Dibrës dhe të Gjirokastrës, me nga 57 000 lekë, të ndjekur nga Kukësi, deputetët e së cilës do të përfitojnë 56 000 lekë dhe 10 mijë lekë më pak ata të qarkut të Vlorës. Duke u afruar më shumë, deputetët e qarkut të Korçës do të përfitojnë muaj për muaj nga 53 000 lekë, deputetët e qarkut të Shkodrës nga 49 000 lekë, deputetët e Fierit dhe të Beratit nga 45 000 lekë, ata të qarkut të Elbasanit do të përfitojnë 42 000 lekë dhe të Lezhës nga 40 000 lekë. Deputetët që do të përfitojnë masën më të vogël të përfitimit mujor për transportin do të jenë ata të qarkut të Tiranës dhe qarkut të Durrësit. Para dy muajsh Kuvendi miratoi ligjin për heqjen e makinave zyrtarëve të lartë, me qëllim zvogëlimin e shpenzimeve dhe pak kohë më pas ai u ankimua në Gjykatën Kushtetuese.