Karvanë kafshësh me drogë nga Lazarati
Tani që arritën të vilnin kanabisin e mbjellë, lazaratasit po mundohen të gjejnë mënyra për ta nxjerrë atë nga fshati e për ta çuar në treg, ku çmimi është rritur ndjeshëm. Policia e Gjirokastrës ka arritur dje të mbyllë një nga shtigjet, ku droga transportohej me kafshë e më pas fshihej nëpër kamionët e druve.
Gjatë një operacioni të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër të koduar "Sopoti", rreth orës 04.00 të mëngjesit të djeshëm është bërë i mundur arrestimi i kryeplakut të fshatit Varfaj, i cili ishte duke transportuar me kafshë një sasi të konsiderueshme marijuane (bohçe dhe gjethe kanabisi të thara). Burime të policisë thanë se mbështetur në disa informacione të marra në rrugë operative, kishte dijeni se nëpërmjet Qafës së Sopotit, nëpërmjet kufirit mes Gjirokastrës dhe Delvinës, mbi fshatin Lazarat, disa persona po transportonin me kafshë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga fshati Lazarat, i njohur për prodhimin masiv të kësaj bime narkotike, në drejtim të Delvinës. Gjithashtu bëhet e ditur nga i njëjti burim, se policia kishte dijeni se droga do të ngarkohej në një kamion e më pas do të kalonte në vendet e Bashkimit Evropian nëpërmjet kufirit bregdetar, në një pikë të papërcaktuar mirë nga policia.
Gjatë këtij operacioni, agjentët e krimeve të rënda organizuan në fshehtësi të plotë punën për kapjen në flagrancë dhe goditjen e këtij rrjeti trafiku me karvanë kafshësh në një terren malor dhe mjaft të thepisur.
Mësohet se rreth orës 01.00 të mëngjesit të djeshëm, policia ka nisur gjurmimin e karvanit të kafshëve të ngarkuar me drogë në disa pika të shpateve të thepisura të Malit të Gjerë, në afërsi të Qafës së Sopotit.
Pas ndjekjes për disa orë, është bërë e mundur që rreth orës 04.00 të arrestohej në flagrancë, në një bahçe me ullishte në dalje të fshatit Varfaj të rrethit Delvinë njëri prej personave të përfshirë në këtë trafik, Reshat Ademi, i datëlindjes 1958, lindur dhe banues në fshatin Varfaj të rrethit Delvinë, me detyrë kryeplak i këtij fshati dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Delvinë dhe të sekuestrohen automjeti i tij dhe sasia e lëndës narkotike të sjellë aty me kafshë ngarkese.
Kryeplaku i Varfajt, Reshat Ademi, u kap në flagrancë, duke ngarkuar në karrocerinë e kamionit të tij tip "Mercedes Benz" me targa DL 2767 A, gjashtë çanta shpine, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë dhe po i mbulonte me dru zjarri, me qëllim që t‘u shpëtonte postblloqeve të policisë gjatë transportit, duke përfituar edhe nga fakti që ky shtetas ishte me licencë për shfrytëzim të druve të zjarrit.
Dy shtetasit e tjerë që ishin përfshirë në këtë trafik kanë mundur të largohen në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira, terreni i vështirë dhe moti i keq. Burimet e policisë bënë të ditur se të arratisurit janë identifikuar, por për arsye hetimi emrat e tyre nuk bëhen publikë.
Nga kontrolli i terrenit, ku u arrestua kryeplaku i Varfajt, rezultoi se në çdo çantë kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë dhe secila prej tyre peshonte 37 kilogramë. Policia tha se pas peshimit të çantave u sekuestruan gjithsej 222 kilogramë marijuanë. "Nga ana jonë u bënë sekuestrime të lëndës narkotike, kamionit, arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike‘ dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme", thuhet në komunikatën për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
Vetëm gjatë tre muajve të fundit, sektori i luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar pesë operacione për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, duke sekuestruar rreth një ton marijuanë dhe arrestuar në flagrancë dhjetë persona.
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me prokurorinë, janë të angazhuara maksimalisht për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike dhe grupet kriminale që ushtrojnë këtë veprimtari.