Grabitet ikonostasi 400-vjeçar i Leusës
Objektet e kultit bien sërish pre e grabitjeve. Një nga monumentet më të rralla të trashëgimisë kulturore në rrethin e Përmetit, Kisha e Shën Mërisë së Leusës, është gjetur e bastisur mëngjesin e djeshëm. Grabitësit, ende të paidentifikuar nga policia, kanë arritur të marrin 11 pjesë të ikonostasit të drunjtë, i cili përbën një nga pasuritë më të mëdha të trashëgimisë kulturore të trevës së jugut. Ngjarja është konstatuar nga e motra e priftit të kishës, Lefteri Tyto, e cila banon pranë kishës dhe kujdeset për mirëmbajtjen e saj. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08.10, ajo ka shkuar si çdo ditë të ndezë qirinj në varret përreth kishës, kur ka vërejtur se dera e drunjtë ka qenë gjysmë e hapur dhe kyçi i thyer. Ajo nuk ka hyrë në kishë dhe menjëherë ka njoftuar priftin dhiakond Ilia Tyto, i cili ka njoftuar Mitropolinë e Gjirokastrës dhe Komisariatin e Policisë së Përmetit. Pas marrjes së këtij njoftimi, një grup ekspertësh është nisur në drejtim të fshatit Leusë të Komunës Petran. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe forca të tjera të Komisariatit të Policisë Përmet, të cilat kanë konstatuar se dera kryesore e kishës ishte e shqyer me mjete të forta dhe nga këqyrja e brendshme e kishës u konstatua se brenda saj janë vjedhur 11 pjesë të ikonostasit prej druri, të përmasave të ndryshme me gdhendje, me dekorim lulesh, të cilat u përkisnin pjesëve të ikonostasit të kishës. Nga këqyrja e mëtejshme e pjesëve nga ishin shkëputur me mjete të forta pjesët e grabitura dhe nga deklarimet e priftit e kujdestares, rezultoi se në kishë ishin grabitur pjesa më me vlerë e ikonostasit. Ndërkohë që nuk janë grabitur ikona apo lekët që ndodheshin në kasafortën metalike, duke lënë të dyshohet se grabitësit kanë qenë profesionistë, që dinin të vlerësonin objektet më me vlerë.
Në vendngjarje ka shkuar edhe një grup ekspertësh të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës së Qarkut të Gjirokastrës të kryesuar nga drejtori Spartak Drasa dhe eksperti i monumenteve Vladimir Qirjaqi. Pas këqyrjes së grupit hetimor, edhe grupi i ekspertëve ka kryer ekspertimin e vjedhjes dhe ka arritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një vjedhje profesionistësh, pasi janë vjedhur pesë rozeta të gdhendura, të quajtura "zemra e ikonostasit", të ndërtuara me gdhendje qysh para 400 vjetësh, si edhe disa pjesë të tjera mjaft të vlefshme. Kjo është hera e dytë që kisha bie pre e hajdutëve. Për herë të fundit ky ikonostas është grabitur në vitin 2000, por grabitësit i kanë kthyer objektet e vjedhura atëherë në Kishën e Manastirit të Grykës së Këlcyrës, ku do të vendosen varret e ushtarëve grekë. "Këto objekte të kthyera gjenden ende në këtë manastir", pohon dhiaku Ilia Tyto. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.