Korrupsioni, pranga shefit të qarkullimit rrugor në Peqin
Pranga shefit të qarkullimit rrugor në qytetin e Peqinit. Pëllumb Kërçuku, me gradën "Komisar", është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për korrupsion, pasi është kapur në flagrancë me 20 mijë lekë, që sapo i kishte marrë bakshish për t‘i kthyer letrat e makinës një personi që i ishin bllokuar për parregullsi. Pikërisht paraditen e djeshme, ai është kapur në zyrën e tij bashkë me paratë, të cilat grupi hetimor i SHKB-së i kishte fotokopjuar dhe u kishte marrë numrin e serisë.
Hetimi i rastit
Sipas të dhënave hetimore, rreth dy javë më parë, një shtetas, i cili qarkullonte me mjetin e tij luksoz, është ndaluar nga një patrullë policie e qarkullimit rrugor, e përbërë nga dy persona. Ata i kanë bllokuar makinën dhe dokumentet e saj si të parregullta. Poseduesi i mjetit, i vendosur në pozitë të vështirë, ka ofruar para për ta dhe u ka dhënë një shumë parash të konsiderueshme. Më pas, dy efektivët e policisë rrugore ia kanë lënë të lirë makinën, por dokumentet ia kanë mbajtur. Në këto kushte, ai ka pyetur se sa para duhet të jepte ryshfet që të merrte edhe dokumentet, por ata i kanë deklaruar se shefi i merr ato dhe do rreth 20 mijë lekë. Në këto kushte, poseduesi i mjetit ka këmbëngulur disa herë dhe ka rënë dakord që paratë t‘ia jepte shefit të qarkullimit rrugor, Pëllumb Kërçukut. Por, në vend që të dërgonte paratë, fillimisht ka kontaktuar me oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Çështja është njoftuar deri në drejtorinë qendrore të SHKB-së dhe ka nisur një hetim më i gjerë. Kështu, vetë SHKB-ja i ka dhënë paratë të dëmtuarit, që ka pranuar të bashkëpunojë me ta, dhe ditën e djeshme, ai ka shkuar në zyrën e shefit të qarkullimit rrugor. Aty ka biseduar, duke regjistruar edhe dialogun, e në përfundim i ka dhënë 20 mijë lekë, duke marrë dokumentet e mjetit. Pasi ai ka dalë nga zyra e Kërçukut, brenda kanë hyrë oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët i kanë vënë prangat oficerit të policisë, si dhe i kanë sekuestruar paratë në cilësinë e provës materiale. Pëllumb Kërçuku njihet si oficer karriere dhe ka punuar në sektorë të ndryshëm të qarkullimit rrugor. Madje, ai ka punuar edhe te patentat, një sektor që është përfolur gjithmonë për korrupsion. Ndërkaq, SHKB-ja tha se ka arrestuar edhe policin rrugor Ruzhdi Juba, i akuzuar gjithashtu për mitëmarrje e korrupsion. Për të dy personat, dosja me hetime i është dorëzuar prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që një i tretë është person nën hetim.
Prokuroria e rrethit
Ndërsa kreu i Prokurorisë së Prefekturës së Elbasanit, Edvin Gogaj, nuk e ka fshehur bashkëpunimin e institucionit që drejton me atë të SHKB-së. "Në bashkëpunim me SHKB-në e institucionit qendror në Tiranë, është bërë i mundur arrestimi i shefit të qarkullimit rrugor, Pëllumb Kërçuku", ka pohuar Gogaj. Ai ka sqaruar se Kërçuku u merrte patentën drejtuesve të mjeteve gjatë kontrolleve në akset rrugore të rrethit të Peqinit dhe pasi ua bllokonte pa afat, por dhe të pabazuar në ligjshmërinë e shkeljes së Kodit Rrugor, u kërkonte para në këmbim të dhënies së lejes së drejtimit. Mësohet se ky ka qenë një ndër rastet e përsëritura disa herë nga ana e tij, çka ka vënë në lëvizje strukturat e prokurorisë dhe SHKB-së të ndërhyjnë për arrestimin e kreut të qarkullimit. Sipas tij, ai po lironte makina që ishin bllokuar në kuadër të operacionit të ditëve të fundit. Ble.
Gi. & Be. Dy.