“Të kemi më shumë gra në Parlament”
Autori i Lajmit: red.
Përcaktimi i kuotës në ligjin zgjedhor për pjesëmarrjen e grave në Parlament është një hap i rëndësishëm për rritjen e përfaqësimit të tyre në politikë dhe vendimmarrje. Ky pohim vjen nga një prej grave më të njohura në skenën politike, nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas Topallit, edhe pse gratë meritojnë një përfaqësim më të madh se pragu prej 30%, vendosja e kuotës në ligjin zgjedhor është një fillim i rëndësishëm. Komentet e Kryetares së Kuvendit u bënë në forumin me temë “Balanca gjinore në vendimmarrje, si një sfidë e integrimit të Shqipërisë në BE”. Ajo cilësoi se, gjatë 17 viteve, në Shqipëri ka ndodhur një fenomen që nuk ka ndodhur në vendet e tjera. “Në vitin 90, kur ndoshta ishte më e vështirë, gratë kishin një pjesëmarrje më të lartë në Parlament. Në vitin 1996 numri i grave në Parlament arriti në 25 për qind, por pas 97 ndodhi një fenomen frenues në pjesëmarrjen e grave për shkak të vështirësive gjithnjë e më të mëdha në drejtim të kandidimit të tyre. Kjo bënte që procesi elektoral të mos ishte edhe aq i pastër”, - tha ajo. Duke e konsideruar këtë si një ndër arsyet e Reformës Zgjedhore, kryeparlamentarja vuri në dukje se zgjedhja e një sistemi proporcional rajonal, bën të mundur që, nëse ekziston vullneti i lidershipit të partive, në listat partiake të kemi një përfaqësim të kënaqshëm të grave në Parlament. Në këtë drejtim, kryeparlamentarja Topalli vlerësoi rëndësinë që ka eksperienca dhe përfshirja në partitë politike, në përballjen e grave me sfidat e ndryshme në vendimmarrje. Në fjalën e saj, kryetarja Topalli bëri një ekspoze të përfaqësimit të grave në politikë dhe organet e larta vendimmarrëse në vende të tjera të botës.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008