Shqiperia, negociatore midis Athines dhe Shkupit
Tirana zyrtare merr përsipër që të negociojë intensivisht ndërmjet Athinës dhe Shkupit, për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë për çështjen e emrit, në mënyrë që Maqedonia të marrë sa më shpejtë ftesën për anëtarësimin në NATO. Duke qenë tashmë një partnere e barabartë në aleancën euroatlantike, diplomacia shqiptare, ashtu si deri tani, ka premtuar se do të ndikojë në faktorin shqiptar në Maqedoni, që ai të shërbejë si katalizator pozitiv për të gjeneruar dialogun, ndryshe nga qëndrimi refraktar i nacionalizmit maqedonas. Nga burime diplomatike mësohet se qarqet e Athinës zyrtare kanë vlerësuar shumë qëndrimin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe performancat e Tiranës zyrtare për të promovuar dialogun. Vetë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, theksoi se është i gatshëm që Shqipëria të bëhet një urë në arritjen e një marrëveshjeje. Duke folur në lidhje me këtë çështje për mediat, kreu i shtetit shqiptar ka deklaruar se "kjo është një çështje që ka marrë ekskluzivitet për ndërmjetësim nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Por ne gjithsesi do të ndjekim me shumë kujdes dhe do të luajmë një rol konstruktiv e moderator në rajon, sikundër kemi bërë deri tani. Po të jetë e nevojshme mund të jemi mbështetës në gjetjen e zgjidhjes". Ekzistencën e një nisme dialogu e ka konfirmuar edhe pjesëtari i koalicionit qeverisës në Maqedoni, kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi. Kreu i PDSH-së deklaroi dje se duhet të arrihet konsensus i gjerë për të zgjidhur çështjen e emrit dhe për të marrë sa më shpejt ftesën për anëtarësim në NATO. Lidhur me këtë çështje, Thaçi kërkoi përkushtim më të madh nga partitë etnike maqedonase, për të zgjidhur çështjen e emrit, ndërsa ai u zotua edhe në mbështetjen e gjerë të faktorit shqiptar në Maqedoni. "Çështja e problemit të emrit është një brutalitet historik që ka ndodhur në këto anë të Ballkanit dhe kjo si pasojë e kësaj të kaluare. Në anën tjetër, Serbia nuk e njeh Kishën Maqedonase dhe kjo është çështje që duhet të zgjidhet, po ashtu Bullgaria nuk u tregua në mbështetje të Maqedonisë për anëtarësim dhe kjo është shqetësuese", deklaroi Thaçi. Sipas tij, duhet të arrihet një unitet i përgjithshëm dhe të mos keqpërdoret kjo situatë pas Samitit. "Ne duhet që sa më shpejt të ulemi dhe me një konsensus të gjerë të zgjidhim këtë problemmë pastaj edhe me grekët dhe të marrim ftesën për NATO, e cila mbetet e hapur", deklaroi kryetari i PDSH-së.
SHBA
Uashingtoni bëri të ditur se NATO-ja konsideron që Maqedonia duhet të bashkëngjitet në një kohë më të afërt të mundshme dhe dëshiron ta dërgojë porosinë e vërtetë deri te Maqedonia dhe populli maqedonas, se ata nuk janë fajtorë që nuk ishin të ftuar. Këtë qëndrim e dha kreu i Departamentit të Shtetit, Kondoleza Rajs. Duke folur nga Bukureshti, sekretarja e Shtetit e SHBA-së tha se "konsideroj se aleatët me të vërtetë mendojnë - në një kohë sa më të afërt të mundshme - meqë duan ta dërgojnë porosinë e vërtetë deri te Maqedonia dhe deri te populli maqedonas". Sipas Rajs, "punë e mirë është që nuk kishte përpjekje që sugjeronin se Maqedonia nuk është e gatshme në çfarëdo mënyre, se ata në njëfarë mënyre nuk i kanë përmbushur kriteret. Nëse e lexoni gjuhën, ajo që e thotë është se Maqedonia në fakt është e ftuar sapo ta zgjidhë çështjen e emrit".