Grabitet njësia tregtare, merren 4 milionë lekë mall
VLORË - Persona të paidentifikuar grabitën një njësi tregtare në qytetin e Vlorës, ku përvetësuan mallra ushqimore me një vlerë të konsiderueshme financiare. Burime zyrtare të policisë së Vlorës thanë se “grabitësit kanë hyrë në mjediset e njësisë në orët e para të ditës së djeshme, duke shkatërruar zgarën e hekurt të dritares”. Gjatë hetimeve në vendngjarje, grupi i ekspertëve ka konstatuar gjurmë gishtërinjsh, të cilat janë dërguar për ekspertizën daktiloskopike. Pronari i kësaj njësie, Baftjar Spahiaj, mësohet të ketë thënë për uniformat blu se vlera e mallrave të grabitura arrin në rreth 390 mijë lekë. Tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve.
12 Shkurt 2008