E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Vitore Tushën në Gjykatën Kushtetuese

Tiranë - Dekretohet anëtarja më e re në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i Shtetit, Bamir Topi, dekretoi dje Vitore Tushën në detyrën e anëtares Kushtetuese. Tusha është personazh i njohur jo vetëm për Drejtësinë, por edhe për politikën. Për Drejtësinë ajo ka një CV të pasur, duke pasur në karrierën e saj edhe emërimin si gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Detyrë që e dëshiron çdo jurist që ka ambicie. Tusha ka qenë pedagoge e Procedurës Civile në Fakultetin e Drejtësisë dhe në të njëjtën kohë ka titullin avokate. Për politikën është personazh i njohur. Pasi në vitin 2004 emri i saj u lakua po për emërimin në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi nuk e miratoi emrin e saj dhe dha mospëlqimin për këtë kandidaturë. Tusha dekretohet pak muaj pas zëvendësimit të tre anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, që u kishte mbaruar mandati.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›