E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet shtëpia e nëpunëses së bashkisë

 

SARANDE - Grabitet shtëpia e punonjëses së Bashkisë të Sarandës. Pas katër automjeteve të grabitura që nga fillimi i vitit, kësaj radhe objekt grabitjeje ka qenë banesa e një funksionareje të bashkisë, në lagjen nr.1. Vjedhja është realizuar ndërsa banorët e shtëpisë ishin brenda. Banesa e funksionares së bashkisë ka rënë pre e vjedhësve, në orët e pasdites të së mërkurës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.1, që njihet ndryshe si "lagjja amerikane". Dyshohet se një person ende i paidentifikuar të ketë hyrë brenda në banesën private dykatëshe. Pa bërë asnjë zhurmë ai ka rrëmbyer nga shtëpia një zarf me 500 euro brenda si dhe sasi të konsiderueshme bizhuterish. Pas kësaj, mësohet se vjedhësi, për të mos u kompromentuar në aventurën e tij, ka shqyer një dritare të mbyllur me rrjetë, në depon e banesës dhe është larguar për në drejtim të paditur. E njoftuar nga familjarët, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë veprimet e nevojshme, por ende nuk ka të ndaluar për ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›