Rezoluta e BE, komisioni sot e miraton
Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme pritet të shqyrtojë sot projektrezolutën e PD-së "Për marrjen e statusit të kandidatit në BE". Kryekomisioneri Preç Zogaj ne prononcimin për median për publike faktin se në mbledhjen e sotme pritet që së bashku me opozitën të miratojnë një rezolutë konsesuale. Ndërsa nënkryetarja e komisionit, socialistja Arta Dade bëri të ditur se "të hënën projektrezoluta pritet të votohet për çështjen e integrimit evropian". Grupi i PD-së në rezolutën e tij ka përcaktuar se kërkesa e qeverisë shqiptare duhet të paraqitej në zyrat e Brukselit brenda muajit janar. Zogaj bëri të ditur se mbledhja u shty për shkak se që të arrihet një konsensus sa më i gjërë për miratimin e draftit. Votimi i kësaj rezolute ishte parashikuar në seancën e djeshme parlamentare.