E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, takim me komunitetin boshnjak

 

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka zhvilluar një takim të veçantë me përfaqësues të komunitetit boshnjak në Shqipëri. Kreu i shtetit në  vizitën e kryer në fshatin Borak të komunës Xhafzotaj në Durrë u shpreh se e ka pranuar me shumë kënaqësi ftesën për të ardhur mes komunitetit boshnjak, jo vetëm si detyrim institucional, por edhe moral pasi në këtë fshat ka qenë edhe herë të tjera. "Viti 2008 ka qenë vit i intensifikimit të bashkëpunimit, për shkak edhe të vizitave të Presidentit e Kryeministrit të Bosnjë-Hercegovinës në Shqipëri, por edhe të kontakteve të udhëheqësve të lartë të dy vendeve në forumet ndërkombëtare. Shqipëria ndodhet para sfidave shumë të rëndësishme, të cilat do t'i përmbushë me sukses. Në prill të këtij viti do jemi anëtarë të NATO-s, ndërsa do bëjmë hapa akoma më përpara drejt anëtarësimit në BE dhe shqiptarët do kenë mundësi shumë shpejt të qarkullojnë lirshëm e pa viza në Evropë", tha  Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›