Grabitet zyra valutore, kapet një 21-vjeçar
Como, 28 Janar NOA - Kishte vjedhur një zyrë
të këmbimit valutor në autostradën e Comos, në muajin e shkuar dhe karabinierët
ishin vënë në ndjekje të tij prej kohësh. Bëhet fjalë për një shqiptar 21
vjeçar me emrin Adi Veliu i cili u arrestua nga forcat policore për këtë akt kriminal.
Ajo çka e kishte tradhtuar shqiptarin ishin
kamerat të cilat e kishin filmuar gjatë kësaj vjedhjeje.
I armatosur ai kishte shkuar në këtë zyrë duke
i detyruar punonjësve ti jepnin atij të gjitha paratë që kishin.
Me këtë kërcënim ai mori një shumë pre 250
mijë eurosh, pra një sasi mjaft të madhe parash dhe u largua menjëherë duke
menduar se nuk kishte lënë gjurmë.
Sajë kamerave të kësaj zyre autoritetet e
zbuluan autorin shqiptar duke arrestuar atë dhe tashmë janë vënë në ndjekje të bashkëpunëtorëve
të tjerë të këtij krimi.
r.b/NOA