Kapen 4 persona, po vidhnin hekur për skrap në një vagon treni

Elbasan, 29 janar, NOA Forcat e policisë së
Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë dy persona duke vjedhur në bashkëpunim me
njëri-tjetrin hekur për skrap në fshatin Paper të Elbasanit, në një vagon të trenit
të linjës Shkodër-Elbasan. Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, duke
saktësuar se dy të ndaluarit janë Edlir Kovaçi, vjeç 28, lindur në Tiranë dhe
banues në Elbasan; Spartak Rexhepi, 24 vjeç,; Emiliano Dinja, 24 vjeç dhe Eduart
Kovaçi, 29 vjeç, që të tre lindur e banues në Elbasan.
Në lidhje me këtë vepër penale po punohet për
dokumentimin e plotë të saj, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë për hetime të
mëtejshme për veprën penale Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e cila parashikohet
nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.
n.e/NOA