E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPSSHB ligj per shmangien e abuzimeve me ndihmat

Për të shmangur abuzimet me skemën e ndihmës ekonomike specialistët e ministrisë së Punë, në draftin që pret të miratohet në parlament për këtë skemë dhe shërbimet sociale kane parashikuar dhe krijimin e një rregjistri elektronik të dhënash. Kjo sipas tyre do të sigurojë një transprarencë të plotë pranë njësive të qeverisjes vendore që merren me identifikimin e këtyre familjeve.

“Qëllimi kryesor i joni është që me këtë projektligj të rregullojmë këtë skemë abuzive. Risia është krijimi dhe ndërtimi i një rregjistri elektronik të dhënash i cili shmang abuzivizmin dhe ka një transparencë të qartë në dhënien e dokumentacionit. Gjithashtu qytetarët do ta kenë më të thjehstë për të përgatitur dokumentacionin i cili do të paraqitet pranë administratorit shoqëror apo njësisë së pushtetit vendor, atje ku ata jetojnë” thotë Denada Seferi, drejtoreshë e Shërbimeve dhe Politikave Sociale ne ministrinë e Punës.

Një risi tjetër do të jetë së ndihma e ekonomike do të jetë e kushtëzuar. Kryefamiljarëve që përfitojne nga kjo skemë do t’u ofrohet punë në komunitet.

“Do të bëhet një kushtëzim në punë dhe shërbime në komunitet. Ata kryefamiljarë të cilët bëjnë pjesë në skemën e ndihmës ekonomike dhe janë të aftë për punë do t’u ofrohet një punë apo shërbim komunitar siç mund të jetë përshembull një shërbim për rregullimin e një lulishteje apo rregullimin e rrugëve. Përparësi do të kenë familjarët apo kryefamiljarët e skemës së ndihmës ekonomike që do të marrin pjesë” thotë Seferi.

Në skemën e ndihmës ekononike ka rreth 95 mijë familje përfituese.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›