QSUT rikthehen vizitat me orare

Shumë shpejt në qendren më të madhe spitalore në vend, atë “Nënë Tereza” do të fillojnë të zbatohen rregulla të reja si për personelin shëndetësor edhe për të afërmit e pacientëve. Gjatë një interviste për Alsat drejtori i QSUT u shpreh se bluzat e bardha duhet të respektojne rregullat për higjenen në pavione për të shmangur kështu infeksionet spitalore, por do te rikthehet sërisht edhe urdhëri për vizitat me orare te caktuara nga të afërmit.
“Masat do jenë në lidhje me personelin mjekësor dhe atë ndihmës. Do t’u kërkohet me rreptësinë më të madhe rigoroziteti i ndjekjes së rregullit. Së dyti, do të eleminohet në shkallën më të mirë të mundshme hyrja e të afërmve e pacientëve” thotë Saimir Ivziku, drejtor i QSUT-së.
Ndërkohë drejtori i QSUT flet edhe për spitalin e ri i cili pritet që të funskionojë plotësisht në shërbim të pacientëve brenda këtij tre mujori.
“Brenda tre mujorit të parë të këtij viti spitali i ri do të jetë në punë. Nuk do të ketë mangësi në aparatura apo ecurinë e punë” tha Ivziku.
Aktualisht në spitalin e ri janë vendosur aparturat dhe janë në funksionim dy laboratorë analizash. Ndërkohë që është drejt përfundimit reparti i urgjencave.
Edlira Sulejmani