Grabitja e dështuar në bankën e Hasit, zhduken autorët
Një ditë pas plagosjes së rojës së sigurisë në bankën e Krumës, grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 30 persona, mes të cilëve edhe punonjësit e bankës që kanë qenë dëshmitarë okularë të krimit. Policia e Qarkut të Kukësit ka vënë në dispozicion gjithë potencialin e saj në veprim për identifikimin dhe kapjen e personave që tentuan grabitjen e bankës në Krumë të Hasit dhe plagosën rëndë rojën e sigurisë, Fadil Lusha, 57 vjeç. Operacioni është drejtuar nga vetë drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Drejtues i Parë, Muharrem Furriku, dhe shefi i Krimeve të Rënda, kryekomisar Gëzim Ngjeçi. Gjatë këtij operacioni mësohet se është krehur e gjithë zona përreth qytetit të Krumës dhe është kontrolluar edhe nga ajri nëpërmjet një helikopteri të Ministrisë së Brendshme.
Burimet e deritanishme pranë Policisë së Hasit bëjnë të ditur se protagonistë të ngjarjes janë dy persona, që tentuan grabitjen e bankës mesditën e së enjtes. Edhe pas verifikimit të kasetave të regjistruara nga kamerat e sigurisë, si dhe dëshmive të shumë qytetarëve, hetimet nuk e kanë dhënë ende rezultatin e duhur.
Mësohet se Fadil Lusha, roja e sigurisë që u plagos me një plumb, sipas mjekëve ka dëmtuar një pjesë të mushkërisë, por pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin rajonal të Kukësit është jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët e kriminalistikës, pas rindërtimit të skenës së ngjarjes, thonë se njëri nga autorët ka hyrë tek arka i pamaskuar, si klient, me pretendimin e tërheqjes së një shume të hollash nga llogaria e tij. Në këtë mënyrë, sapo arkëtarja të hapte kasafortën e koduar, ai do t‘i jepte shenjë shokut të vet që e priste në ambientet e jashtme të bankës. Por, në momentin që personi i maskuar ka hyrë furishëm në ambientet e brendshme të bankës me armë në dorë, ka hasur në rezistencën e rojës së sigurisë, i cili e ka ndaluar fizikisht për të mbërritur tek arka. Në këto kushte, autori i maskuar e ka qëlluar me një plumb atë dhe më pas kanë lëvizur pa marrë asnjë lekë nga banka. Madje, siç mësohet nga burime jozyrtare, personi me maskë ka lëvizur nëpër qytet në këmbë, deri afër pazarit, ku e priste një makinë me të cilën është larguar. Nëpunësit e bankës kanë mundur të lajmërojnë policinë vetëm pasi janë larguar autorët. Por policia ende nuk ka rënë në gjurmë të tyre.