Vrasja e Xhindit, hyn në lojë Interpoli
Autori i mundshëm i vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi mund të ketë ikur jashtë Shqipërisë. Ky është dyshimi i fundit i ngritur nga grupi i hetimit, që punon prej më shumë se dy javësh në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit.
Ky dyshim ka dalë pas shqyrtimit të të gjitha dëshmive të marra deri më sot lidhur me vrasjen e 2 majit. Burimet e besueshme nga brenda grupit të hetimit tregojnë për gazetën "Shqip" se gjatë këtyre ditëve nuk është arritur të merret në pyetje nga prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore vetëm një person, i cili është i dyshuar si autor i krimit apo si person që ka dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi.
Po sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për një banor të Rrethit të Fierit, i cili ka komunikuar ditët e fundit me deputetin e vrarë. Largimi i tij nga vendi është pak i dyshimtë dhe ka ndodhur vetëm pak orë pas vrasjes së Fatmir Xhindit.
Emrin e personit të dyshuar, grupi i hetimit e ka hasur tek dëshmitë e marra për të kuptuar se çfarë aktiviteti kishte pasur deputeti ditën që u vra. Ndërkohë, mësohet se emri i këtij personi nuk figuron në tabulatet telefonike të celularit personal të deputetit Xhindi, çka ka bërë që hetuesit të gjejnë një lidhje të tërthortë mes tij dhe deputetit, çka mund të sqarojë edhe motivin e vrasjes.
Po ashtu, grupi i hetimit nuk jep shumë detaje për personin që ende nuk ka marrë në pyetje, por deklaron se të dhënat e tij i janë dhënë në mënyrë sekrete zyrës së Interpol Tiranës dhe nga kjo e fundit u janë dërguar homologeve të saj në të gjithë Evropën.
Policia dyshon se personi që po kërkohet nga Interpol Tirana mund të ketë dijeni për vrasjen e deputetit të Partisë Socialiste më 2 maj të këtij viti, por për të ende nuk ka prova të qarta se është autori i vrasjes. Kjo, sipas grupit të hetimit, do të dalë pas marrjes në pyetje të tij dhe verifikimit të fakteve që deri tani policia ka në dorë për të.
Fotografia e personit të dyshuar së fundi i është dërguar para dy ditëve Interpolit. Sipas burimeve tepër të rezervuara, ai është rreth 35-40 vjeç. Megjithatë vijimi i hetimeve mund ta rrëzojë këtë dyshim të fundit.
Mbrëmjen e së enjtes, grupit hetimor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit i është bashkuar edhe drejtori i përgjithshëm Ahmet Prençi. Ai është njohur me ecurinë e hetimeve, si dhe me faktet e reja që grupi i hetimit ka nxjerrë gjatë ditëve të fundit.
Grupi hetimor nuk ka nxjerrë deri tani asnjë të dhënë zyrtare për punën që po bëhet për zbardhjen e vrasjes së deputetit Xhindi. Përveç disa fjalive të mistershme të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit në një emision televiziv, për dosjen "Xhindi" nuk ka asnjë version zyrtar. Nga ana tjetër, kohë pas kohe, anëtarët e grupit të hetimit nxjerrin në mënyrë konfidenciale të dhëna që çojnë në pista e persona të dyshuar.
Politika
"Xhindi", jo armë
për fushatën
Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi nuk duhet të përdoret politikisht për zgjedhjet e qershorit. Kjo është deklarata e pjesëtarëve të kompanisë amerikane që ka marrë përsipër të bashkëpunojnë për zgjedhjet me Partinë Socialiste të Vërtetë ‘91 të Petro Koçcit. Deklarata është dhënë në një konferencë të përbashkët për shtyp, që është mbajtur në Fier, nga përfaqësuesit e kompanisë amerikane edhe kreu i PSV ‘91, Petro Koçi, si dhe kandidati i kësaj force politike në Fier, Nazmi Bilani.