Pres kunderoferten Rama Berisha kunder integrimit
Ftesën për debat publik mbi paktin 10 pikësh të ofruar nga PS drejtuar përmes blogut në internet, Edi Rama ia ka drejtuar kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha edhe përgjatë mbledhjes me grupin e tij parlamentar.
“Dua t’ia kërkoj sot Saliut edhe me zë edhe me figurë që të vijë në një debat përpara shqiptarëve. Qytetarët e këtij vendi meritojnë të dinë se si të dalin nga ky udhëkryq ku as Europa s’na nxjerr dot, as shqiptarët s’duan të rrinë. Meritojnë të dinë çfarë kemi për t’i thënë njëri-tjetrit sy më sy dhe në sy të tyre për ato që ata i dëgjojnë prej nesh veç e veç”, tha Rama.
Por Rama ka shkuar më tej kur i është drejtuar kryeministrit Sali Berisha.
“Nëse Saliu ka një kundërofertë në kërkim mirëkuptimi me opozitën për të mbushur gropat e thella që Shqipëria ka përpara në rrugën e integrimit është i ftuar ta paraqesë. Do ta shohim atë me shumë vëmendje dhe do të angazhohemi plotësisht për ta vënë në jetë nëse i adreson më mirë se oferta jonë ekzigjencat e BE-së ndaj qeverisë dhe ndaj opozitës. Një gjë është e sigurtë, integrimi s’është si vallja e shpatave që mund të hidhet edhe tek-pull duke bërtitur, por është një simfoni ku parlamenti duhet të funksionojë si orkestër”, theksoi ai.
Por përgjigjen përse kryeministri Berisha nuk po pranon propozimet në 10 pika të shkruara nga opozita si ofertë për dialog, Edi Rama e ka lexuar në këtë mënyrë:
“Unë kam bindjen se Saliu nuk e do statusin e kandidatit për Shqipërinë”, u shpreh Rama.
Kryetari i opozitës madje shtoi se maxhoranca po refuzon edhe reformën zgjedhore.
“Ne i kërkojmë ta nënshkruajë marrëveshjen për metodologjinë e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore që e ka në tryezë prej më shumë se 10 ditësh”-tha Rama.
Pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme nga maxhoranca, siç kryetari i opozitës tha, kjo e fundit garantoi Rama, do të vijojë me oferta të njëpasnjëshme për dialog duke dëshmuar sipas tij se PS është e vetmja forcë politike që do të integrojë vendin dhe do ta afrojë atë me BE-në.
Rovena Moçka