E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e postës, pranga organizuesit

SHKODËR - Prangoset në Shkodër një prej të akuzuarve për vjedhjen e parave të pensionistëve në Lezhë. Florin Marku 24 vjeç është ndaluar rreth orës 06 të mëngjesit të së dielës në Vaun e Dejës në Shkodër, teksa ndodhej në banesën e shtetases T.Bushi në lagjen "Kapedani".

Marku ishte i shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi së bashku me Pjetër Markun, Enver Divën dhe Altin Gjinin akuzohen se kanë qenë pjesëmarrës në vjedhjen e postës së këtij qyteti.

Florin Marku kishte mundur t'i shpëtonte policisë, ndryshe nga të dyshuarit e tjerë si të përfshirë në këtë vjedhje, të cilët janë arrestuar nga policia. Policia e Shkodrës ka marrë informacion nga kolegët e saj në Lezhë se i kërkuari prej tyre mund të fshihej në zonën e Shkodrës.

Pasi është hetuar dhe është zbuluar vendndodhja e tij, forcat e policisë kanë bërë rrethimin e banesës në Vaun e Dejës ku jetojnë 6 femra, dhe në mëngjes kanë ndërhyrë befasisht duke prangosur dhe 25-vjeçarin e dyshuar për vjedhjen me armë. A.Dushi

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›