E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet shtëpia e diplomates italiane

Një endacak ka mundur marrë në banesën e këshilltares së ambasadës italiane disa telefona dhe një sasi eurosh

TIRANE- Vidhet vila e këshilltares së Ambasadës Italiane, në rrugën "Sotir Kolea", në afërsi të qytetit Studenti në kryeqytet.

Autori që sipas policisë mund të jetë një endacak, ka marë që andej së paku tre aparate telefonash celularë si dhe një sasi prej rreth 100 eurosh në banesën e diplomates.

Policia e cila mbërriti në vend ngjarje pas njoftimit, ka mundur të zbulojë dhe të identifikojë nga hetimi, autorin që sipas saj është një endacak rreth 20- 25 vjeçar që banon në këtë zonë.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë kur një person, kanë mundur të hyjë në ambientet e vilës trikatëshe që ndodhet në Qytetin Studenti ku edhe banon me qira këshilltarja e Ambasadës Italiane, bashkë me të shoqin dhe familjen e saj.

Autori sipas burimeve të policisë ka marrë nga vila disa sende të vlefshme që ai mendonte se ishin më me vlerë për të.

Për fatin e mirë të diplomates, ishin vjedhur vetëm një sasi e vogël parash sende personale.

Në të kundërt, nuk ishin prekur sende me vlerë që kishin të bënin me aktivitetin e saj diplomatik në vendin tonë. Burime nga policia thanë se autori ka mundur të vjedhë një shumë parash prej rreth 100 euro si dhe tre aparate të telefonisë së lëvizshme.

Të njëjtat burime shtuan se nga hetimet e kryera dyshohet se autori i vjedhjes është një i endacak me precedentë penalë por deri më tani ende nuk është bërë e mundur kapja e tij.


Vjedhja


Pak ditë më parë, rezidenca e një prej përfaqësuesve të ambasadës italiane në Tiranë ka rënë pre e një hajduti ordiner. Vila trekatëshe ku banon me qira këshilltarja e Ambasadës Italiane, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për shkak të pozicionit të saj, nuk i ka shpëtuar një hajduti që më vonë nga policia është identifikuar si endacak.
Ai ka bujtur në vilë në një kohë kur aty s' kishte njerëz.Kjo nuk e ka lënë duar bosh.

Autori ka mundur të marrë që andej tri aparate telefonash celularë që mbaheshin prej saj, një sasi pej rreth 100 eurosh e më pas është larguar.

Krimi është konstatuar vetëm të nesërmen, kur këshilltarja e Ambasadës Italiane ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj, të cilën e kishin vjedhur.

Pas hetimit të kryer policia ka mundur të zbardhë krimin si dhe të shpallë në kërkim autorin emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak se ai është ende i lirë.

Gjurmët e gishtërinjve zbuluan autorin


Efektivët e komisariatit të policisë nr.1, të cilët kanë në juridiksion zonën ku ndodhi vjedhja si dhe oficerët e seksionit të luftës kundër vjedhjeve pranë policisë së Tiranës, pas këqyrjes së kryer të banesës së vjedhur, kanë administruar aty disa gjurmë gishtërinjsh të cilat i kanë administruar në cilësinë e provave të gjetura në vendin e ngjarjes.

Hetuesit kanë pyetur banorë të zonës të cilët nuk kanë pasur shumë informacion mbi autorësinë e mundshme të ngjarjes. Dëshmitë dhe hetimet e kryera nga oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë zbuluar fare pak të dhëna mbi personin që kishte kryer krimin.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1, janë shoqëruar persona të dyshuar si autorë të mundshëm apo që mund të kishin të dhëna të vlefshme për hetuesit e e ngjarjes.

Ndërkaq, gjurmët e administruara nga ekspertët kriminalistë janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për krahasim në sistemin përkatës të gjurmëve. Krahasimi i kryer nga specialistët përkatës ka qenë si një bingo pasi ato i përkisnin një personi që kishte gjurmët të regjistruara në sistem.

Përgjigjja iu është kthyer hetuesve dhe specialistëve të policisë së kryeqytetit të cilët kanë shpallur në kërkim personin e dyshuar.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›