E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e vilave, pranga 6 shqiptareve

ATHINE - Gjashte shqiptare kane rene ne pranga ne Greqi, pas nje operacioni te policise, si pjese e nje organizate kriminale, nder te cilet dhe nje femer, te moshes 18-45 vjec. Policia kishte me shume se tre muaj qe merrej me hetimin e tyre, pasi dyshoheshin per vjedhje e grabitje. Te arrestuarit kane pranuar se prej 15 tetorit kane kryer 10 bastisje ne 9 shtepi dhe ne nje klinike ne zonat e Athines. Shume prej vjedhjeve, ata i kishin bere kur banoret nuk ndodheshin ne shtepite e tyre, duke marre prej tyre shuma parash, karta krediti, sende me vlere, pajisje elektrike, celesa makinash. Me pas, makinat i parkonin ne zonat e Virones dhe Pagratit dhe i shisnin te shqiptaret e tjere me banim ne Greqi per 1000 deri ne 1500 euro. Vetem ne zonen Papagu kishin vjedhur nje makine qe kishte brenda vegla muzikore me nje vlere prej 4000 eurosh. Gjate kontrolleve ne shtepite e tyre, jane gjetur dhe ore te markave te ndryshme, aparate fotografike, kamera, televizore, kompjutere, telefona celulare, vegla muzikore, rreth 18 kg hashash te paketuar, 11 mije euro si edhe nje pistolete me silenciator.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›