E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate e policeve deshmore, shfryjne ndaj shtetit

Familjet e policeve te rene ne krye te detyres paralajmerojne per nje proteste para institucioneve, pasi nuk marrin prej kohesh detyrimet qe u ka caktuar ligji. Organizatoret thane se familjet ndeshen prej vitesh me shume probleme qe kane te bejne nga veshtiresite dhe pamundesite per te mbijetuar ekonomikisht, deri te mungesa e shkollimit te femijeve, mospasja e nje strehe apo edhe refuzimi per t'u dhene shperblimin nje here ne pese vite, per pese pagat e percaktuara ne ligj. Gjithashtu, ata kane diskutuar mes tyre dhe ngjarjet qe nuk do t'i harrojne kurre.
Ato tregojne rastin e policit te vrare ne Shkoder, Petrit Demiraj. Ndersa vrasesi Behar Bajri u denua vetem me dy vjet burg, familja e viktimes jeton ne mjerim. "Nuk ka as drejtesi dhe as mirenjohje", thane per "Koha Jone" disa prej grave, qe moren pjese ne ceremonine e djeshme. Bashkeshortja e policit te vrare, Ali Shika, e cila rrit 3 femije pa asnje ndihme nga shteti, ka thene se kane kaluar me shume se 10 vite nga koha e vrasjes se te shoqit dhe nuk e ka perfituar shperblimin, mendim i cili u shpreh edhe nga dhjetera bashkeshorte te tjera te te reneve. Nje prej tyre ka treguar se ajo ka mbetur pa strehe dhe jeton me nje pension prej 6000-7500 leke, nderkohe qe fare pak prej tyre e kane perfituar pensionin ne 20050 leke. "Dua shperblimin dhe strehe per 3 femijet e mi", thote Flutura Cica, e cila jeton me qira ne nje shtepi ne Tirane dhe mbijeton me ndihmat e te afermve te saj.
"Tani qe na e vrane babin, do ikim te dajat". Keto jane fjalet qe Dituri Bruka, nene e dy femijeve i ka thene djalit dhe vajzes. Nje vit pasi polici Kastriot Bruka eshte vrare ne vendin e quajtur "21 Dhjetori" ne Tirane, gruaja e mbetur me dy te mitur jetime eshte detyruar te largohet nga kryeqyteti, per te jetuar te prinderit e saj. "Sigurisht te ka marre malli per babin", i thote ajo njerit nga femijet. Kurse Sara Bruka, tregon se si e mori vesh lajmin e vdekjes se babait te tij polic. "Ne kemi qene te vegjel, kur babi im, Kastriot Bruka, ka rene ne krye te detyres. Vellai eshte 12 vjec dhe mban mend mire ate dite, kurse une kam qene vetem 2 vjece", thote vogelushja per gazeten "Koha Jone". Thote se e ema nuk mund te paguaje qirane, pasi eshte e papune, ndersa ne Durres kane njerezit e afert qe i ndihmojne.
K.Jaupi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›