E Diel, 1 Nëntor 2026

"Shkaterruam 147 organizata kriminale"

Policia e Shtetit deklaroi dje se, sektori i Krimit te Organizuar ka shkaterruar 147 organizata kriminale gjate vitit 2007, duke sjelle dhe arrestimin e shume personave, te cilet kane qene me precedente kriminale. Organizatat kriminale te shkaterruara kane pasur per objekt veprimtarie trafiqet, vrasjet, korrupsionin dhe vepra te tjera te renda. Gjithashtu, gjate luftes se zbulimit te ketyre krimeve, jane perdorur metodat e speciale qe, sipas drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, do te perfeksionohen me shume ne vitet e ardhshme. Sipas kryepolicit, nje prioritet i vitit 2008, do te jete dhe zbulimi i ngjarjeve te vjetra, disa prej te cilave jane zbuluar gjate ketij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›