E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ruani sekretet nga gazetaret"

Kryeprokurorja Ina Rama paralajmeron vartesit qe te kene kujdes nga gazetaret per nxjerrjen e sekreteve hetimore. Ne nje takim pune, qe ka zhvilluar dje me drejtues te prokurorive ne vend dhe perfaqesues ne Prokurorine e Pergjithshme, eshte diskutuar edhe per dosjet e bujshme. Gjate ketij takimi, Rama u ka bere te ditur vartesve se duhet forcuar bashkepunimi ne te gjitha hallkat e prokurorise. Nje vemendje te vecante, numri nje i organit qendror te akuzes, i ka kushtuar edhe hetimeve te dosjeve antikorrupsion dhe kunder krimit te organizuar. Mesohet se Rama u ka thene prokuroreve se, "kerkohet nje perqendrim i forcave ne hetimin e ceshtjeve, qe lidhen me luften kunder krimit te organizuar, krimit ekonomik, korrupsionin, lendeve narkotike". Hetimi i ketyre ceshtjeve duhet te behet pa abuzuar me zgjatjen e hetimeve. Nje rendesi te madhe Kryeprokurorja i ka kushtuar edhe disiplines ne pune te prokuroreve, kujdesit nga gazetaret dhe ruajtja e sekretit, si pjese e etikes se prokuroreve.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›