E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjaken rruget, 2 te vdekur dhe 8 te plagosur

Dy te vdekur dhe tete te plagosur eshte bilanci i aksidenteve te ndodhura dje ne Tirane, Lezhe dhe Shkoder. Nje efektiv i Policise Rrugore, Astrit Buci, ka mbetur i plagosur rende, si pasoje nje perplasjeje me nje makine tip "Fiat", me targa TR 0363 M, i drejtuar nga Ermal Boboci. Efektivi eshte sjelle me urgjence ne Tirane, ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ne gjendje koma. Gjate dites se djeshme, per te vizituar te plagosurin, ka qene dhe ministri i Brendshem, Bujar Nishani dhe drejtues te policise. Nje 30-vjecar nga Lezha u perplas per vdekje nga nje automjet, teksa ecte ne ane te rruges nacionale te segmentit te vjeter Lezhe-Milot. Alfred Perndreca, nga fshati Manati, ka gjetur vdekjen, pasi eshte perplasur nga nje makine, e cila eshte larguar nga vendi i ngjarjes, duke mos u identifikuar. Nje tjeter kalimtar ka humbur jeten si pasoje e aksidentit rrugor ne Tirane. Ngjarja e rende ndodhi mengjesin e djeshem ne rrugen "Reshit Petrela", ne afersi te Arkivit te Shtetit. Policia beri te ditur se eshte vene ne pranga Artur Topi, i cili drejtonte nje makine "Fiat Fiorina" me targa TR 7197 J. Viktima eshte Asllan Gjyla, 54 vjec, i cili u dergua ne spitalor pa mundur te shpetoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›